Shekerinska dhe Zhbogar e shënuan fillimin e "Pastërmajliadës" së Shtipit
maqedonia
Shekerinska dhe Zhbogar e shënuan fillimin e "Pastërmajliadës" së Shtipit

Shekerinska dhe Zhbogar e shënuan fillimin e "Pastërmajliadës" së Shtipit

Shtip, 21 shtator - Me prerjen e pastërmajlisë gjigante filloi edicioni i 12-të i "Pastërmajliadës" së Shtipit. Në hapjen solemne morën pjesë edhe euroambasadori Samuel Zhbogar dhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska .

 

Euroambasadori, Zhbogar theksoi se pastrmajlia e Shtipit është me të vërtetë e shijshme dhe e shkëlqyer.

 

"Para disa ditëve së bashku me eurokomisarin Johanes Han kishim rastin që ta vizitojmë Shtipin dhe që atëherë qytetarët e Shtipit na thanë se nuk ekziston vetëm Shkupi, por se ka edhe qytete të tjera në Maqedoni të cilat janë të bukura dhe më të vërtetë më vjen mirë që mund të dilnim nga Shkupi që ta shohim traditën. Me të vërtetë ne në Bashkimin Evropian i vemë theks të veçantë ruajtjes së traditës. Me të vërtetë unë u kënaqa sonte", thotë Zhbogar.

 

Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska theksoi se gjatë fundjavës të gjitha rrugët çojnë në Shtip, ndërsa siç tha veçanërisht i vjen mirë që këtë natë organizatorët e kanë kombinuar ushqimin vendor, me muzikën vendore.

"Kishim rastin që të dëgjojmë muzikë të shkëlqyer vendore dhe kjo tregon  se komunat tona, institucionet tona mbajnë llogari që ta ruajmë dhe ta ndërtojmë atë që është e mirë dha atë që është e jona. Qeveria e RM-së nuk mori pjesë në organizimin, por vetëm mund të japim lëvdata për Komunën e Shtipit, për shkak të asaj që tregoi se këto ditë vëmendja dhe sytë janë përqendruar drejtë Shtipit, si qendër e  lindjes së Maqedonisë. Me të vërtetë më vjen mirë që edhe eurokomisari Han, i cili zakonisht ishte vetëm mysafir në Shkup kishte rastin që të shohë se sa është e bukur Maqedonia edhe jashtë kryeqytetit dhe që ishte mysafir këtu dhe e dërgoi porosinë se edhe Maqedonia dhe Shtipi duhet të jenë evropiane.

© ZHURNAL 21.09.2018, 23:12 | T.E. | 1,523 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."