Tevdovski: Me hyrjen në BE dhe në NATO ja si do të ndryshoj pagat
maqedonia
Tevdovski: Me hyrjen në BE dhe në NATO ja si do të ndryshoj pagat

Tevdovski: Me hyrjen në BE dhe në NATO ja si do të ndryshoj pagat

Shkup, 21 shtator - Rritja e pagave dhe projektet për zhvillim lokal ishin një prej temave në fokus në takimin e sotëm të ministrit të Financave, Dragan Tevdovski me qytetarët dhe afaristët në Demir Hisar.

“E jemi rritur pagën minimale në 12.000 denarë. I kemi rritur pagat për pesë për qind në arsim dhe shëndetësi. Për 10 për qind janë rritur pagat e pjesëtarëve të ARM-së. Kemi bërë reformë sistematike për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve e cila duhet t’i nxjerrë qytetarët nga varfëria. Me hyrjen në BE dhe në NATO, standardi jetësor dukshëm do të përmirësohet. Do të sigurohen fonde më të mëdha për rrugë, për arsim, për spitale”, porositi Tevdovski.

Ai informoi se do të fillojë ndërtimi i rrugës Manastir – Demir Hisar, ndërsa do të shpallet edhe tender për projektimin e rrugës ekspres Manastir – Mexhitlia.

“Përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale të Bankës Botërore është ndërtuar edhe rruga lokale Obednik – Smilevë deri tek manastiri. Me ndërtimin e rrugës përmirësohet ekonomia lokale. U ndihmohet 500 banorëve të cilët mbledhin fruta të pyllit. Është rritur edhe turizmi lokal. Tani 1.500 vizitorë të manastirit kanë qasje më të lehtë. Përmes MSIP projektit në fazën përfundimtare është procedura për miratimin për furnizim të 4 minibusëve për transportin e nxënësve”, tha Tevdovski.

© ZHURNAL 21.09.2018, 22:57 | T.E. | 10,917 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm