ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Mickoski: Politikanët duhet t`i udhëheqin qytetarët në mënyrë parimore

Shkup, 21 shtator - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe nënkryetari i saj Vllado Misajlloski sot realizuan takim me qytetarët dhe anëtarët e Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së në Gjorçe Petrov.

Para numrit të madh të qytetarëve të pranishëm Mickoski porositi se Republika e Maqedonisë dhe qytetarët nuk kanë nevojë t'u vardisesh por duhet udhëhequr prej politikanëve edhe atë përmes trajektores e cila do të jetë e bazuar vetëm në principe, ndershmëri dhe sinqeritet, gjegjësisht siç theksoi ai këto tri fjalë janë shumë të rëndësishme pasi janë cilësi e VMRO-DPMNE-së dhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

 

Ne nuk na duhet as luks, as qilima të kuq, ne na duhet vetëm besimi i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, prej bashkëpartiakëve tanë, prej mbështetësve të VMRO-DPMNE-së, nga kombi maqedonas që ta vazhdojmë këtë betejë të cilën e filluam para disa muajash. Ne atë mbështetje nga dita në ditë jemi duke e fituar, e ndjejmë si pulson në sheshet e në shtabet e VMRO-DPMNE-së nëpër Maqedoni në të gjitha takimet të cilat i kemi me ju qytetarët, thotë ai.

 

Nëkryetari i partisë Misajlloski shtoi se edhe krahas asaj që Maqedonia dhe qytetarët ndodhen në një kohë të vështirë, VMRO-DPMNE është e njohur për nga simboli i luanit, duke shtuar se sado që beteja të jetë e vështirë luani gjithmonë lartësohet dhe fiton.

 

Mickoski shtoi se në kohën e LSDM-së dhe Zoran Zaevit, qytetarët jetojnë shumë keq, duke e potencuar cunamin ekonomik dhe rritjen e akcizës së karburantëve, mungesën e investimeve kapitale etj.

 

Mickoski i porositi qytetarët se e gjithë kjo do të përfundojë shumë shpejtë.

 

Do të përfundojë e gjithë kjo, do të vijë 1 Tetori, do të zgjohemi në mëngjes dhe të gjitha problemet reale të bashkëqytetarëve tanë do të mbeten.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.09.2018, 22:36  | T.E. | 993 i lexuar

 

 

 

Qeveria dhe organizatat mediatike për standardizimin e mediave të internetit

Shkup, 15 tetor - Përfaqësues të tre organizatave mediatike SHGM, SPGM dhe KEMM, të cilët e zhvillojnë iniciativën për krijimin e minimum kritereve në drejtim të mbrojtjes dhe promovim të profesionit në mediat e internetit, sot në takim me përfaqësuesit e Qeverisë informuan për idenë bazë dhe nevojën që të respektohen parime themelore të profesionit të gazetarëve në sferën e internetit.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në takim morën pjesë ministri obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, këshilltari për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit, Marjan Zabërçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski mbajnë takim pune me përfaqësuesit e SHGM-së, Naser Selmani, kryetaren e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë të mediave, Katerina SInadinovska dhe kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Tamara Çausidis.

"Ministri Popovski në takim e përshëndeti inciativën, duke potencuar se organizatat janë në rrugë të duhur përmes vetërregullimit për t'i theksuar dhe konfirmuar paqartësitë, të cilat ekzistojnë në sferën e internet mediave me qëllim që të arrihen standardet etike", qëndron në kumtesë.

Në takimin e punës, organizatat mediatike gjithashtu i paralajmëruan aktivitetet e ardhshme lidhur me iniciativën, gjegjësisht miratim shtesë të kritereve dhe afatin kohor me qëllim që të gjitha palët e cenueshme të cilat punojnë në hapësirën e internetit në Maqedoni, të ketë periudhë për përshtatje.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, qartë tregon se çdoherë do të jetë partnere e organizatave mediatike në aktivitetet e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme, si për mediat dhe punonjësit mediatikë, ashtu edhe për interesin publik të qytetarëve në vend", theksohet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 16:35  | T.E. | 737 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.