ANA-MPA: Cipras dhe Kamenos për marrëveshjen e Prespës përsëri do të bisedojnë në mars të vitit të ardhshëm
maqedonia
ANA-MPA: Cipras dhe Kamenos për marrëveshjen e Prespës përsëri do të bisedojnë në mars të vitit të ardhshëm

ANA-MPA: Cipras dhe Kamenos për marrëveshjen e Prespës përsëri do të bisedojnë në mars të vitit të ardhshëm

Athinë, 21 shtator - Në mars të vitit të ardhshëm partnerët e koalicionit në Qeverinë greke, Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos përsëri do të bisedojnë për marrëveshjen e Prespës. Kjo sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA ishte temë e takimit të kryeministrit grek dhe ministrit të Mbrojtjes.

 

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, për takimin nuk ka informacione zyrtare, ndërsa ANA-MPA, duke iu referuar burimeve qeveritare shkruan se Cipras dhe Kamenos ishin pajtuar se "në këtë moment ajo që është më e rëndësishme për vendin është uniteti dhe stabiliteti politik", ndërsa kishin biseduar për ekonominë, por edhe për marrëveshjen e Prespës.

"Në lidhje me pyetjen për marrëveshjen e Prespës, burimet e njëjta thanë se Cipras dhe Kamenos ishin pajtuar se në asnjë rast nuk do të lejojnë që të jenë faktor vendimtar në punën e qeverisë dhe do të kthehen në çështjen marsin e ardhshëm", shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

© ZHURNAL 21.09.2018, 21:19 | T.E. | 2,557 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."