Tanzani, përmbyset anija, shkon në 100 numri i viktimave
bota
Tanzani, përmbyset anija, shkon në 100 numri i viktimave

Tanzani, përmbyset anija, shkon në 100 numri i viktimave

Të paktën 100 njerëz raportohen se kanë vdekur nga incidenti i rëndë në liqenin Victoria.

Shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe autoritetet frikësohen se numri i të vdekurve mund të rritet deri në 200.

Përpjekjet e shpëtimit rifilluan në mëngjes, pasi u ndalën gjatë natës. Anija e mbingarkuar u përmbys midis ishujve Ukora dhe Bugolora, kur njerëzit në bord u zhvendosën në njërën anë të saj ndërsa po ankorohej.

Zyrtarët thënë se anija mbante më shumë se 400 pasagjerë edhe pse kapaciteti i saj ishte deri në 100 persona.

Mes viktimave është erdhe personi përgjegjës për shitjen e biletave dhe ka humbur edhe regjistri i të dhënave që vështirëson punën e autoriteteve për të vërtetuar sa persona ka pasur anija në bord.

© ZHURNAL 21.09.2018, 18:07 | T.E. | 466 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."