ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Le Roa: Marrëveshja nuk është perfekte, por e hapë rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Shkup, 21 shtator - Marrëveshja nuk është perfekte, por është e rëndësishme. Kemi besim dhe jemi optimistë se të gjithë që ia mendojnë të mirën ardhmërisë së Maqedonisë do të dalin dhe do të sjellin vendim që do ta afrojë edhe deri te BE-ja dhe NATO, janë mesazhet nga Franca, të theksuara në kuadër të panel-diskutimit "Reforma, referendum dhe integrime euroatlantike të Republikës së Maqedonisë", në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.

Ambasadori i nderit i Francës, Alen Le Roa, porositi se ka ardhur në Maqedoni sepse është para një momenti të fuqishëm historik dhe se interesi i të gjithë përfaqësuesve të huaj të cilët vijnë ta theksojnë mendimin e tyre është shenjë edhe e kujdesit dhe miqësisë, por asnjëherë shenjë e kanosjeve.

"Ekziston njëzëshmëri në kuadër të Bashkimit Evropian dhe kjo ishte e shkruar në kuadër të vendimeve nga Këshilli Evropian. Ekziston njëzëshmëri për mbështetje të Marrëveshjes së Prespës. Nesër do të publikohet video me mesazh nga presidenti francez Emanuel Makron, me mesazh dhe mbështetje të qartë të marrëveshjes dhe mbështetje për referendumin", tha Le Roa.

Theksoi se presidenti Makron, në video mesazhin, shkon madje deri atje që e inkurajon popullatën që të dalë të votojë dhe të votojë "për".

"Kjo është dëshirë e tij, por megjithatë vendimi mbetet i popullatës së Maqedonisë, por kjo është edhe mbështetja nga niveli më i lartë nga Franca Kjo është diçka që është harmonizuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian. Kancelrja Merkel erdhi dhe e tha të njëjtën, ndërsa të njëjtën do ta përsërisë presidenti Makron", tha Le Roa.

Mendimi i Francës, vazhdoi ai, është se marrëveshja nuk është perfekte, sepse asnjë marrëveshje nuk është perfekte.

"Marrëveshja e parë midis De Gol dhe Adenauer, që u shndërrua në Marrëveshje të Eliseut, është kritikuar shumë. Kjo marrëveshje nuk ishte perfekte, siç edhe kjo marrëveshje nuk është perfekte, por me këtë hapet rruga e një pajtimi perfekt midis Francës dhe Gjermanisë", tha Le Roa.

Maqedoni, porositi ai, ishte një nga vendet e Ballkanit, që e para e nënshkroi Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim dhe në vitin 2005 dhe i është dhënë statusi vend kandidat.

"Pengesa kryesore gjithë këtyre 25 viteve është çështja për emrin dhe tani nëse ekziston të tejkalohet kjo ngecje, duket se Bashkimi Evropian dhe evropianët do t'ju mbështesin", tha Le Roa.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.9.2018, 15:22  | D.J. | 1,331 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | D.J. | 2.836 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.