Receta e shijshme: Byrek me lakra të egra dhe vezë të ziera
receta
Receta e shijshme: Byrek me lakra të egra dhe vezë të ziera

Receta e shijshme: Byrek me lakra të egra dhe vezë të ziera

Byreku ka për të qenë gjithmonë receta jonë e preferuar, pavarësisht mbushjes e cila duhet të jetë e përshtatur me sezonet, pra spinaqi të përdoret në kohën e tij, lakrat apo kungulli po ashtu.

Është po aq i shijshëm edhe thjesht me qumësht dhe djathë…

Sot e kemi bërë pak ndryshe sepse në mbushjen e tij kemi shtuar edhe vezë

 

Përbërësit për brumin:

• 500 g miell

• 90 ml vaj ulliri

• 200 ml verë e ngrohtë e bardhë

• 1 lugë gjelle kripë

 

Për mbushjen:

• 400 g lakra te ziera

• 350 g djathë të bardhë ose gjizë pa kripë

• 1 vezë

• 100 g parmexhan i grirë apo djathë grana(lloj djathi tjetër)

• kripë

• piper

• Vezët brenda vendosini sipas dëshirës

 

• Përgatitja:

 

Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin derisa brumi të trashet, si brumi i bukës (me mikser ose me dorë). E mbulojmë dhe e lëmë derisa të përgatitim mbushjen. Shkrijmë lakrat dhe i shtrydhim për të hequr ujin.

E presim me një thikë të mprehtë për lehtësim. E përziejmë me djathin dhe shtojmë vezën, djathin e grirë, kripën dhe piperin. Të gjithë përbërësit do të jenë shkrirë. Ngrohim paraprakisht furrën në 180°. Ndajmë brumin në dy pjesë. Krijojmë 2 toptha brumi dhe e hapim me petës.

Vendosim sipër petës së parë përbërjen, fusim vezët e ziera fare pak (ose të paziera por nuk do kenë të njëjtën formë) dhe sipër i hedhim një petë tjetër. E pjekim për 30 minuta në furrë ne temperaturë 180°.

© ZHURNAL 03.10.2018, 13:10 | Z.H. | 373 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."