Polonia prezanton kambanën më të madhe në botë
kuriozitete
Polonia prezanton kambanën më të madhe në botë

Polonia prezanton kambanën më të madhe në botë

Kambana më e madhe në botë, e cila peshon 55 ton, e prodhuar posaçërisht në Poloni për Bazilikën e Atit Hyjnor të Përjetshëm në Trindade, një vend i rëndësishëm pelegrinazhi në Brazil, u prezantua të enjten e parë në Krakovi, ish-kryeqendrën mbretërore të Polonisë.

 

“Kjo ka qenë sfida më e madhe për uzinën tonë të shkrirjes pasi përgatitjet dhe testet zgjatën pothuajse katër vjet”, u shpreh për median pronari i saj Piotr Olszewski, duke pranuar se prova e parë kishte qenë e pasuksesshme.

Forma nuk ka mbajtur dhe më pas u shfaqën plasaritje dhe të çara të vogla gjatë procesit të derdhjes së metalit. Metali është një bashkim 78% me material bakri dhe 22% kallaji.

 

Na u deshën t’ia nisnim gjithçka nga e para, por përpjekja e dytë u kurorëzua me sukses.

 

I gjithë procesi u krye në Krakovi në një uzinë shkrirjeje e cila iu dedikua veçanërisht këtij projekti.

© ZHURNAL 21.09.2018, 10:43 | Z.H. | 235 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm