ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Jovanoviq: Zaev relaksoi marrdhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve përmes barabarsisë së gjuhës shqipe

Beograd, 21 shtator - Politikani më liberal serb, lideri i Partisë Liverale në Serbi, Çedomir Jovanoviq po e jeton decenien e tretë si politikan aktiv në skenën politike serbe. Si student në vitet 1996-97 ishte figura udhëheqëse në protestat kundër diktatorit Sllobodan Millosheviq, transmeton Zhurnal. Në karrierën e tij ka këmbyer shumë miqësi, por disa i ka humbur përjetësisht. Ishte miku më i mirë i ish kryeministrin të ndjerë serb, Zoran Xhinxhiq.

Çedomir Jovanoviq në një intervistë për një medium maqedonas ka folur për çështjet e rajonit përfshirë këtu edhe Maqedoninë dhe referendumin e ardhshëm dhe qeverisjen e kryeministrit Zaev.

Ai thotë se shumë shpesh duke e përshkruar kaosin në Ballkan para botës, Bosnjen dhe Maqedoninë i ka përdorur si shembull në shumicën e rasteve.

"Maqedonia deri dje ishte vend ku një shtet e tërhiqte në një anë përshkak të religjionit, tjetri shtet ia kontestonte emrin, e treta i pengonte identiteti, e katërta territori dhe gjuha. 10 vite bllokadë nga Greqia dhe ky proces në integrimet drejt NATO-s ka kushtuar shumë, por duhej edhe pak fat dhe më vie mirë që maqedonasit më në fund e kanë këtë fat sepse kjo ndodhi me marrëveshjen që bëri Zoran Zaev dhe për herë të parë i bashkoi partitë shqiptare në Qeveri dhe është guxim që të relaksohen marrëdhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve përmes barabarsisë së gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe. Ky ishte veprim që mundësuan që edhe shqiptarët në Maqedoni të jetojnë në shtetin e tyre", ka theksuar Jovanoviq.

Ai mes tjerash thotë se Maqedonia ishte mjaftueshëm pozitive dhe mendoj se Zaev ka pasur ide se çfarë do të ndodh nesër, kështu që gjithë morën forcë që kjo marrëveshje të arrihet dhe shpresoj që referendumi të kalon.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.9.2018, 10:16  | Xh.I. | 3,943 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | Xh.I. | 2.984 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.