Dullovi: Për fat të keq VMRO-DPMNE-ja ngjason sikur LSDM-ja para disa viteve
maqedonia
Dullovi: Për fat të keq VMRO-DPMNE-ja ngjason sikur LSDM-ja para disa viteve

Dullovi: Për fat të keq VMRO-DPMNE-ja ngjason sikur LSDM-ja para disa viteve

Shkup, 20 shtator - Gazetari dhe analisti, Lirim Dullovi, i cili ka qenë pjesë e një debati televiziv sëbashku me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se VMRO-DPMNE për nga veprimi i saj në politikën e jashtme ngjason me LSDM-në e para disa viteve, kur kjo parti drejtohej nga Branko Cërvenkovski, transmeton Zhurnal.

"Kjo VMRO-DPMNE e tanishme në raport me politikën e jashtme më duket si LSDM-ja e para disa viteve, posaçërisht nga koha e para njohëjes së statusit të Kosovës si shtet, atëherë VMRO-DPMNE kishte qëndrim se do të mbështes çdo zgjidhje e cila do të miratohet nga vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimi Evropian (BE), ndërsa në atë kohë, ku kryetar i LSDM-së ishte Branko Cërvenkovski kishte qëndrim se do të mbështes çdo zgjidhje e cila e cila do të ishte e pranushme për Beogradin dhe Prishtinën, e cila ishte jo reale në atë periudhë. Pra VMRO-DPMNE që nga themelimi i saj ka qenë e orientuar pro-perendimit", vlerëson Lirim Dullovi, analist.

Nga ana tjetër, analisti politik, Albert Musliu ka deklaruar se disa gjëra janë ndryshuar në VMRO-DPMNE. Musliu gjithashtu vëri në pah edhe ndryshimet që janë bërë në aspekt të konsolidimit të brendshëm.

© ZHURNAL 20.09.2018, 10:00 | D.J. | 2,255 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."