Micotakis, Masit i konfirmoi se Demokracia e Re nuk do të votojë për Marrëveshjen e Prespës
maqedonia
Micotakis, Masit i konfirmoi se Demokracia e Re nuk do të votojë për Marrëveshjen e Prespës

Micotakis, Masit i konfirmoi se Demokracia e Re nuk do të votojë për Marrëveshjen e Prespës

Athinë, 20 shtator - Pozitat e Demokracisë së Re lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimin se partia nuk do të votojë për ratifikimin kur Marrëveshja do të vijë në parlamentin grek, ia transmetoi Kirjakos Micotakis, ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas, kumtojnë nga Demokracia e Re.

 

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Mas është takuar me Micotakis menjëherë pas takimit me shefin e diplomacisë greke në kuadër të vizitës së tij në Greqi.

"Micotakis i përsëriti pozitat e Demokracisë së Re, duke vendosur theks në tre elementet. emri-gjuha-kombësia dhe konfirmoi se Demokracia e Re nuk do të votojë për Marrëveshjen e Prespës kurdo që të vijë në parlament", kumtojnë nga Demokracia e Re.

© ZHURNAL 20.09.2018, 18:17 | T.E. | 1,320 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."