Arta Bilalli-Zendeli: Sundimi i së drejtës cak kah i cili duhet të orientohen organet e jurisprudencës
maqedonia
Arta Bilalli-Zendeli: Sundimi i së drejtës cak kah i cili duhet të orientohen organet e jurisprudencës

Arta Bilalli-Zendeli: Sundimi i së drejtës cak kah i cili duhet të orientohen organet e jurisprudencës

Shkup, 20 shtator - Profesoresha e procedurës penale, Arta Bilalli-Zendeli, në një prononcim për Agjencin e Lajemeve Zhurnal thotë se sundimi i së drejtës është cak kah i cili, pērfundimisht, duhet të orientohen apo të kthehen organet e jurisprudencës, por edhe institucionet e tjera shtetërore, që në ndonjë mënyrë tangojnë gjyqësinë, duke folur për atë se sa është i gatshëm sistemi gjyqësor në Maqedoni për ti aplikuar standartet e vendeve të Bashkimit Evropian (BE).

"Në të gjitha Raportet e faktorit ndërkombëtar, jo rastësisht vazhdimisht potencohet nevoja për sundim të së drejtës. Sistemi i gjyqësisë, si një ndër faktorët kryesorë, për një kohë të gjatë ka qenë i ndikuar nga politika. Disa lëvizje në këtë drejtim janë bërë ( lirimi i të akuzuarve te rasti i Sopotit,  procesuimi i lëndës Monstra nga Prokuroria Speciale, rasti Alfa), por sipas mendimit tim mbetet edhe shumë për të dëshiruar. Fakti se një numër i veprave penale që ndiqen nga Prokuroria Speciale mund të parashkruhen së shpejti, është tregues apo indikator se gjykatat akoma janë nën ndikime të caktuara", thotë për Zhurnal, Arta Bilalli-Zendeli, profesoresh e procedurës penale.

Ajo thotë se sa i përket harmonizimit të legjislacionit, mendoj se në atë drejtim punohet dhe është punuar mjaft edhe më herët, por nuk mjafton vetëm harmonizimi i legjislacionit dhe akteve të tjera të shkruara, por duhet të jemi të harmonizuar me sistemin evropian si në procesin e zgjedhjeve kadrovike ashtu edhe në veprim.

© ZHURNAL 20.09.2018, 16:00 | D.J. | 6,488 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."