ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Përmirësim i korridorit transportues evropian me 10 milionë euro kredi

Shkup, 20 shtator - Me 10 milionë euro kredi nga Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim tërësisht do të rikonstruohet dhe modernizohet rruga nga Kriva Palanka deri te vendkalimi kufitar, Deve Bair në gjatësi prej 13 kilometrave, i cili do të zgjerohet me korsi të tretë. Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve për hua dhe garancë, në Ministrinë e Financave u krijuan kushte për fillim të punëve ndërtimore, që janë vazhdim i rrugëve të filluara eksprese nga Rankovci deri në Kriva Pallankë, të cilat duhet të jenë gati për dy deri tre vite.

"Borxhi është me afat të pagesës deri 15 vjet dhe grejs periudhë prej dy viteve, me shkallë varabile të interesit, e cila përbëhet nga eurolibor gjashtëmujor, të rritur për margjinë prej një për qind. Shkalla e interesit tani është rret një për qind dhe tani ka kushte jashtëzakonisht të volitshme në treg", informoi pas nënshkrimit të marrëveshjeve, ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Ai potencoi se projekti do ta përmirësojë lidhjen e Maqedonisë dhe Bullgarisë, me të cilën vitin e fundit seriozisht e rrisim këmbimin tregtar dhe se si pjesë për lidhje të Detit të Zi me atë Adriaktik është me rëndësi të madhe jo vetëm për ekonominë e Maqedonisë, por edhe për rajonin.

Sipas kushteve për kredinë, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) do të duhet t'i paguajë BERZH-it  provizion të njëfishtë me vlerë prej një për qind nga vlera e borxhit, si dhe provizion për pjesë që nuk tërhiqet të borxhit me vlerë prej 0,5 për qind në nivel vjetor. 

"Projekti i ri do t'i mundësojë  NPRRSH-së ta ndërtojë rrugën nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair, në afërsi të kufirit bullgar në gjatësi prej 13 kilometrave, që është segment nga Korridori panevropian 8. Projekti do t'i përmirësojë lidhjet ekonomike të vendit me Bashkimin Evropian përmes Bullgarisë fqinje, e cila veçmë është anëtare e BE-së. Mbindërtimi i korridorit rrugor panevropian synon drejt krijimit të 10 korridoreve kryesore transportuese përgjatë Evropës, duke i nxitur konektimet transportuese dhe tregtinë", tha Su Baret, drejtor i ekipit për transport i BERZH-së.

Siç tha ministri Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, Maqedonia si vend kandidat për anëtarësim në BE është fuqimisht e përkushtuar në zhvillimin rajonal de politikat qeveritare janë orientuar drejt kompletimit të Korridorit 8, i cili, siç tha, do të mundësojë zhvillim ekonomik të rajonit dhe do ta bëjë shtetin qendër kyçe transiti në Ballkan.

Drejtori i Ndërmarrjes publike Zoran Kitanov informoi se ka përfunduar tërë dokumentacioni në aspekt të sigurisë në rrugë dhe mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe po përgatitet dokumentacion për leje për ndërtim dhe mundet menjëherë të fillohet me punë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.9.2018, 12:47  | Xh.I. | 419 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | Xh.I. | 3.014 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.