Fushata e referendumit, partitë shqiptare kanë bërë më shumë se ç`duhet
maqedonia
Fushata e referendumit, partitë shqiptare kanë bërë më shumë se ç`duhet

Fushata e referendumit, partitë shqiptare kanë bërë më shumë se ç`duhet

Shkup, 20 shtator - Ndonjëherë duket se është më shumë se një fushatë referendumi. Por e veçanta e kësaj është se ajo s'është e ashpërsuar, me akuza ndaj njëra tjetrës sic rëndom jemi mësuar të dëgjojmë në fushata të zakonshme zgjedhjesh, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, analisti Urim Saliu, duke folur për fushtën e partive politike shqiptare për fushatën e Referendumit të 30 shtatorit. 

"Kjo ndodhë vetëm për një fakt sepse të gjitha partitë shqiptare janë pro referendumit dhe nuk ka diçka që i ndan në këtë pikë. Partitë shqiptare kanë bërë më shumë se ç'duhet për të sensibilizuar trupin e tyre elektoral në një moment kur shumë prej tyre kanë braktisur vendin , pra që të dalin sa më masovikisht në këtë referendum në një moment të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm.Problemi qëndron te maqedonasit  ose më saktë një pjesë e elektoratit maqedonas që vazhdojnë të jenë kundër ardhmërisë së shtetit që ata më së shumti e kishin të tyre", thotë për Zhurnal, Urim Saliu, analist.

Sipas tij, partitë shqiptare bënë atë cfarë ishte krejtësisht në dorë të tyre. 

"Këto ditë të mbetura duhet të trokitet derën më derë që të bëjnë daljen sa më masovike që të arrihet koncenzusi. Me këtë shqiptarët e bëjnë gjënë e fundit në këtë shtet. Pjesa tjetër u mbetet maqedonasve se në cilin drejtim do shkojnë me gjithë benifitet për pro referendumit por edhe rreziqet e mëdha në rast dështimi", nënvizon Saliu.

© ZHURNAL 20.09.2018, 12:00 | D.J. | 3,299 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."