Vetura përplasë motoçiklistin 28 vjeçar në fshatin Llopat të Kumanovës
kronika
Vetura përplasë motoçiklistin 28 vjeçar në fshatin Llopat të Kumanovës

Vetura përplasë motoçiklistin 28 vjeçar në fshatin Llopat të Kumanovës

Në fshatin Llopatë të Kumanovës, në vendin e quajtur "varrezat turke" ka ndodhur një aksident mes një veture të tipit "Peugeot" me targa të Kumanovës, e drejtuar nga R.N (42) nga fshati Llopat, dhe një motoçikletë e drejtuar nga I.M (28) gjithashtu nga fshati Llopatë, informon Zhurnal.

Në aksident me lëndime të rënda trupore ka përfunduar motoçiklisti 28 vjeçar, i cili me një veturë tjetër është transportuar në spitalin e Kumanovës. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ana e SPB Kumanovë./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 20.09.2018, 10:56 | Z.H. | 477 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."