ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Auto
Opel Combo përzgjidhet furgoni i vitit (Foto)

Opel Combo Cargo i ri është fituesi i çmimit “Furgoni më i mirë ndërkombëtar për vitin 2019” si automjeti më i mirë komercial i lehtë.

Ai fitoi 127 pikë para Mercedes Sprinter me 92 pikë, me votat e një jurie të specializuar nga 25 vende evropiane.

Në këtë mënyrë, Combo i ri solli këtë çmim prestigjioz për Rieselsheim për herë të tretë që nga viti 1992. Opel ka fituar më parë çmimin ndërkombëtar të jashtëzakonshëm me Astra Van në vitin 1999 dhe Vivaro 2002.

Opel Combo i ri u zhvillua në kuadër të grupit PSA dhe u optimizua për nevojat e markës gjermane dhe çmimi u mbajt në Panairin Ndërkombëtarë të Automjeteve Ndërkombëtare IAA në Hanover.

Combo është në dispozicion në një varg variantesh duke përfshirë një version standard me gjatësi 4.40 metra, një version të zgjeruar prej 4.75 metrash dhe një version të gjerë me 5 ulëse dhe dy dyer rrëshqitëse.

Transportuesi i ri i kompletuar i Opel ka një kapacitet ngarkimi deri në 4.4 m3 me një kapacitet ngarkese deri në 1000 kg dhe një gjatësi të ndarjes së ngarkesës deri në 3440 mm.

 

Sa për versionin e pasagjerëve Combo Life, ai pati debutimin në panairin e veturave në Gjenevë , në mars të këtij viti.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.9.2018, 12:48  | Z.H. | 202 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | Z.H. | 2.829 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.