ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Auto
Afaristët e pasur arab nuk investuan në Tesla, një miliard dollarë i dërguan te kompani tjetër (Foto)

Fal investimit prej një miliard dollarëve, Lucid Motors mund të lansojnë makinën e parë më 2020

Para disa javësh, udhëheqësi kryesor Tesla, Elon Musk u bë lajm, për shkak të postimit ku shkruan se ka siguruar fonde, për ta bërë kompaninë private.

Shumë njerëz besuan se investimi do të vije nga pasuria enorme e Arabisë Saudite, megjithëse kishte edhe të tillë që nuk mendonin se kjo do ndodhte. Mirëpo, asnjë prej grupeve nuk konfirmuan, apo hodhën poshtë lajmi.

Por, Lucid Motors një tjetër kompani që merret me prodhimin e EV me bazë në Kaliforni, ka bërë të ditur se ka pranuar investimin prej një miliard dollarëve, nga një grup afaristësh të pasur arab. Tesla nuk ka thënë ende asgjë.

Investimi i mundëson Lucid të prodhojë makinën e parë, një sedan me pesë dyer që do të quhet Air, ndërsa mund të lansohet më 2020.

Kjo makinë elektrike do të kushtojë rreth 60 mijë euro, pritet të prodhojë 1,000 kuajfuqi, ndërsa mund të lëvizë deri në 700 kilometra me një bateri. /Telegrafi/

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.9.2018, 10:47  | Z.H. | 255 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | Z.H. | 2.910 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.