ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Kuriozitete
10 gjërat që ne i shijojmë por që në Arabinë Saudite janë të ndaluara

Një britanik është lëshuar nga një burg i Arabisë Saudite pasi që ishte burgosur për posedim alkooli – por ju ende nuk i dini ligjet në shtetin Gulf

Arabia Saudite është një shtet ku kushtetuta e vetme është e bazuar në Kuran, prandaj nëse njerëzit kanë probleme me ligjin është sepse kanë shkelur ndonjë rregull të shkruar në Kuran.

Sidoqoftë, kjo është lista që lajmi.net e sjell për ju, të gjërave që ju nuk lejoheni ti bëni në Arabinë Saudite:

 

1) Filmat pornografik

Të kesh filma pornografik në celularin, tabletin apo kompjuterin tuaj mund të të shkaktoj probleme shumë serioze në Arabinë Saudite.

Edhe ilustrimet e veshjeve të ndryshme të njerëzve, e sidomos femrave, janë të ndaluara.

 

2) Të fotografosh ndërtesat

Nëse mendoni se ju kur shkoni në pushime jeni të lejuar të fotografoni gjatë gjithë kohës, ju jeni shumë gabim.

Fotografimi i ndërtesave qeveritare, bazave ushtarake dhe pallateve është i ndaluar.

Gjithashtu ju nuk duhet të fotografoni njerëzit vendas pa lejen e tyre dhe asesi mos e drejtoni kamerën kah femrat.

 

3) Ngrënia e bukës, pirja e ujit apo lëngjeve si dhe pirja e duhanit në publik janë të ndaluara

 

Ramazani është muaji i 9-të i kalendarit Islamik dhe kjo do të thotë se duhet të agjërosh për 4 javë.

Prandaj është e ndaluar të hash, të pish ndonjë gjë, përfshirë edhe duhan, gjatë muajit të Ramazanit.

 

4) Sandwich-at me virshlle

Në Arabinë Saudite është e ndaluar importimi i produkteve të derrit, prandaj të bësh ushqime që përfshijnë mish të derrit është e ndaluar.

 

5) Është e ndaluar të vishesh me të kuqe në ditën e Shën Valentinit

Është raportuar se dyqanet e luleve dhe të dhuratave janë të ndaluara të shesin trëndafila të kuq, apo ndonjë produkt me formë të zemrës në ditën e Shën Valentinit.

 

Thuhet se kjo ‘festë’ nuk është një festë islamike dhe mund ti devijojë njerëzit.

 

6) Të shkosh në kinema

 

Nëse dëshironi të shikoni filmin e fundit të James Bond apo çfarëdo filmi, atëherë kjo është e ndaluar.

Thuhet se shikimi i filmave në kinema mund të shpijë që çiftet martesore të kenë probleme me vete për shkak të skenave të ndryshme, prandaj edhe është ndaluar.

 

7) Të mësosh ndonjë instrument në shkollë

Piano gjithmonë duket bukur në CV-në e ndonjërit.

Por, ligjëratat muzikore janë të ndaluara në forume publike dhe prandaj nëse ju mësoni, ju do të keni probleme serioze…

 

8) Të shkosh në fitnes nëse je femër

Nëse brengoseni se jeni mbipeshë atëherë ju duhet të improvizoni diçka në shtëpi pasi që fitneset private janë të ndaluara për femrat.

 

9) Të vozitësh nëse je femër

Nëse dëshiron të shkosh diku, ju patjetër që duhet të thërrisni një taksi ose të ju dërgoj burri juaj pasi që është e ndaluar për femrat të vozisin.

Kjo për shkak se besohet se femrat nëse vozisin do të dalin nga shtëpia më shpesh dhe pa nevojë.

 

10) Është e ndaluar të pini gjatë udhëtimit për në Arabi

 

Mos shkoni në Arabinë Saudite nën ndikimin e alkoolit dhe asesi mos pini në aeroplan.

Dënimet për posedimin apo tregtimin e alkoolit janë aq të rrepta sa rezultojnë me burgim.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.09.2018, 15:44  | Z.H. | 7,476 i lexuar

 

 

 

Qeveria dhe organizatat mediatike për standardizimin e mediave të internetit

Shkup, 15 tetor - Përfaqësues të tre organizatave mediatike SHGM, SPGM dhe KEMM, të cilët e zhvillojnë iniciativën për krijimin e minimum kritereve në drejtim të mbrojtjes dhe promovim të profesionit në mediat e internetit, sot në takim me përfaqësuesit e Qeverisë informuan për idenë bazë dhe nevojën që të respektohen parime themelore të profesionit të gazetarëve në sferën e internetit.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në takim morën pjesë ministri obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, këshilltari për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit, Marjan Zabërçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski mbajnë takim pune me përfaqësuesit e SHGM-së, Naser Selmani, kryetaren e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë të mediave, Katerina SInadinovska dhe kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Tamara Çausidis.

"Ministri Popovski në takim e përshëndeti inciativën, duke potencuar se organizatat janë në rrugë të duhur përmes vetërregullimit për t'i theksuar dhe konfirmuar paqartësitë, të cilat ekzistojnë në sferën e internet mediave me qëllim që të arrihen standardet etike", qëndron në kumtesë.

Në takimin e punës, organizatat mediatike gjithashtu i paralajmëruan aktivitetet e ardhshme lidhur me iniciativën, gjegjësisht miratim shtesë të kritereve dhe afatin kohor me qëllim që të gjitha palët e cenueshme të cilat punojnë në hapësirën e internetit në Maqedoni, të ketë periudhë për përshtatje.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, qartë tregon se çdoherë do të jetë partnere e organizatave mediatike në aktivitetet e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme, si për mediat dhe punonjësit mediatikë, ashtu edhe për interesin publik të qytetarëve në vend", theksohet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 16:35  | Z.H. | 434 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.