ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Përfunduan tenderët për rikonstruimin e 31 rrugëve rajonale në gjatësi prej 361 kilometrash

Shkup, 19 shtator  - Deri në fund të sezonit ndërtimor pritet të përfundojë rikonstruimi i 10 kilometrave nga Unaza e Shkupit në pjesën midis udhëkryqit Stajkovci dhe udhëkryqit Mirkovci. Në terren pritet edhe fillimi i rikonstruktimit të edhe 31 rrugëve në gjatësi prej 361 kilometrave për të cilat kanë përfunduar tenderët në dy javët e fundit, informuan sot ministri i Transportit, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov.

"Kjo pjesë e autostradës duhet të jetë gati në pranverë, por nëse lejojnë kushtet e motit mund të ndodhë që tërësisht të përfundojë deri në fund të vitit, respektivisht deri në fund të sezonit ndërtimor", deklaroi Sugareski gjatë kontrollit të punëve ndërtimore.

Me marrëveshjen për rehabilitimin është paraparë të zëvendësohen, me gërryerje dhe asfaltim të sërishëm 8,5 kilometra nga korsia, si dhe 1,5 kilometra nga korsia e shpejtë nga shtresa e përfunduar me asfalt në rrugën ekzistuese të asfaltuar midis Stajkovcit dhe Mirkovcit nga rrethrrotullimi në drejtim, të Miladinovci-Saraj. Për rikonstruktimin që filloi muajin e kaluar janë ndarë rreth 600.000 euro.

"Pas përfundimit të problemeve paraprake të shkaktuara nga vërshimet tek udhëkryqi Haraçinë dhe Stajkovc kalojmë në projektimin për rehabilitimin e pjesës tjetër të kësaj rruge, në pjesën e Unazës midis Stajkovcit - Mirkovci, në gjatësi prej 10 kilometrave. Përfundimi do të jetë një përfitim edhe për qytetarët të cilët lëvizin në rrethrrotullim dhe për vendet e banuara", deklaroi Kitanov.

Siç potencoi Sugareski, në terren realizohen projekte në vlerë prej 800 milionë euro në ndërtim dhe rikonstruktim të rrjetit rrugor.

"Intensivisht punohet në dy autostradat, Miladinovci-Shtip, e cila është në fazë përfundimtare dhe pritjet tona janë aktivitete ndërtimore të përfundojnë deri në fund të tetorit, ndërsa për Kërçovë-Ohër, sipas aneksit për lirimin e 205 milionë eurove presim intensifikim të aktiviteteve. Paralelisht punohet edhe në katër rrugë të shpejta, në shumë rikonstruktime të rrugëve rajonale. Nëse kushtet e motit lejojnë të punohet, presim deri në fund të sezonit ndërtimor të realizohet tërë plani të cilin e kemi pasur", tha Sugareski.

Në pajtim me premtimet nga muaji maj i këtij viti për investime në rrugë dhe punët në terren pres që sivjet dukshëm të përmirësohet infrastruktura rrugore në Maqedoni, shtoi ministri i Transportit.

Nga 31 rrugët rajonale për të cilat kanë përfunduar tenderët, 12 janë realizuar me hua nga Banka Botërore, shtatë përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa të tjerat me mjete nga buxheti i NPRRSH. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.9.2018, 15:10  | D.J. | 366 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | D.J. | 2.992 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.