Hiper-SUV bazuar në Bugatti Chiron (Foto)
Prodhuesi francez Bugatti, i njohur për luksin dhe fuqinë e makinave sportive, nuk ka dalë prej koncepteve që ka, për të ndërtuar edhe vetura tjerë,
Përkundër prezantimit të EB112 dhe Galibier, asnjëherë nuk i ktheu në makina, por mbetën vetëm si koncepte të harruara në kohë.
Madje, mohoi se do të sjellë ndonjëherë makinë SUV, megjithëse është shumë e kërkuar në treg.
Duke u bazuar në hiper-makinën Lmborghini Urus, që është kthyer në makinë sportive dhe familjare, njëjtë është vepruar edhe me një Bugatti.
Ka qenë pikërisht modeli Chiron, i cili është ngritur në masë të madhe, teksa ka pësuar ndryshime në tërë eksterierin.
Dera që i hapet lartë, rrotat e gjera, vrazhdësia e pjesës së jashtme dhe enterieri i bollshëm, janë pjesë e një skice, që tregon se si do dukej një Bugatti Chiron i kthyer në SUV.
Mbase edhe do ia mbushte mendjen zyrtarëve të kompanisë, që ta krijojnë një të tillë.
© ZHURNAL 19.09.2018, 12:35 | Z.H. | 347 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."