Pendarovski: Nëse Maqedonia nuk ka sukses në këtë proces politik, do futet në një diktaturë të re
maqedonia
Pendarovski: Nëse Maqedonia nuk ka sukses në këtë proces politik, do futet në një diktaturë të re

Pendarovski: Nëse Maqedonia nuk ka sukses në këtë proces politik, do futet në një diktaturë të re

Shkup, 19 shtator – Maqedonia nuk do futet në luftë, Maqedonia nuk do të shkatërohet sigurisht nëse nuk ka sukses në këtë proces politik përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, kështu ka deklaruar sonte kordinatori nacional për NATO Stevo Pendarovski duke folur në panelin me të rinjtë lidhur me anëtarësimin e vendit në BE dhe Nato.

“Nëse nuk futemi në ato integrime, ne jo për më shumë se një ose dy vite ose maksimum tre vite do futemi në një diktaturë të re, ne do të shkatërohemi nga brenda sepse nuk do bëjmë asnjë reformë, pa një evulator të jashtëm si BE ne nuk mund të shkojmë përpara sepse nuk kemi kapacitet të mjaftueshëm në sferat sfiduese që të bëjmë atë”, ka thënë kështu Pendarovski.

Ai ka akuzuar opozitën VMRO se në teren punon për bojkot të referendumit dhe sipas tij ato bëjnë një bojkot të fshehtë dhe të qetë.

© ZHURNAL 19.09.2018, 00:12 | T.E. | 3,742 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."