Shekerinska: Maqedonisë i nevojtet sukses
maqedonia
Shekerinska: Maqedonisë i nevojtet sukses

Shekerinska: Maqedonisë i nevojtet sukses

Radovish, 18 shtator - Maqedonisë i nevojitet sukses. Duhet të fitojë fuqi. Duhet të bëjë sukses. Duhet të hapërojë përpara për të gjithë këta fëmijë dhe të rinj, të cilët na shohin dhe na thonë dëshirojmë më mirë dhe dëshirojmë më tepër, porositi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në tribunën e sotme qytetare “Dil për Maqedoni evropiane”, që u mbajt në Radovish.

Ajo shtoi se që në vitin 2005, kur ka punuar në Qeverinë e atëhershme së bashku me shumë njerëz të mençur dhe të vlefshëm, kanë dëshiruar të bojnë diçka të vlefshme, me çka të gjithë do të krenohen dhe Maqedonisë t’i sigurojnë anëtarësim në BE.

“Kundër të gjitha parashikimeve për më pak se tre vite arritëm që Maqedoninë ta bëjmë vend kandidat, së bashku me Kroacinë dhe para të gjithë të tjerëve. Kaloi kohë, e ne mbetëm në vendin e njëjtë, ndërsa të tjerët e vendosën në shpejtësinë e tretë, të katërt dhe na kaluan dhe sot janë anëtarë të NATO-s dhe BE-së. Si atëherë që premtova dhe e mora si obligim personal, ashtu edhe sot në Radovish dëshiroj të them se këtë e ndjejmë si borxh, si detyrë para Maqedonisë që sa më shpejtë ta dërgojmë në NATO, sa më shpejtë të bëhemi anëtarja e 30-të”, tha Shekerinska.

Para qytetarëve të pranishëm, ministrja e Mbrojtjes tha se nuk duhet të mendojmë për shtet më të madh, por për shtet që do të kujdeset për të gjithë qytetarët.

U porositi qytetrarëve që mos të rinë të qetë deri më 30 shtator dhe se politikanët evropian – Kurc, Stoltenberg, Merkel ose ndonjë tjetër nuk do t’ua kryejnë punën, pasi ata kanë ardhur dhe e kanë hapur derën për vend i cili dëshiron të ec përpara dhe meriton të ketë dyer të hapura.

Në tribunë folën edhe kryertari i Komunës së Radovishit, Gerasim Konzullov dhe zëvendës – drejtori i Minierës “Buçim”, Nikollajço Nikollov.

© ZHURNAL 18.09.2018, 22:32 | T.E. | 2,189 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."