ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Zaev: Jam i bindur se tërë Maqedonia do të sjell vendim historik

Shkup, 18 shtator - Jam i bindur se e gjithë Maqedonia do të sjellë vendim historik. Kjo është mundësi që nuk duhet të lëshohet. Populli ynë e di se sa është me rëndësi historike që këtë mundësi të mos e lëshojmë, porositi sonte kryeministri Zoran Zaev në tribunën në Kratovë të organizuar nga koalicioni "Për Maqedoni Evropiane" për referendumin e ardhshëm.  

Qytetarët e Kratovës i porositi se përmes tyre do të shkojë zëri deri te ata bashkëqytetarë të cilët bëjnë kalkulime se nëse nuk dalin do ta frenojnë të ardhmen e Maqedonisë. "Kjo është Maqedonia ime, e juaja, e atyre. Nuk kemi më shumë shkaqe, argumente, plan B e as plan C në të cilin mund të shpresojmë", tha në këtë kontekst Zaev.

Përkujtoi se 27 vite Maqedonia është me angazhime të përhershme për NATO dhe BE.

"Këtë e dinë të gjithë ata të cilët dëshirojnë të kenë paqe, stabilitet, siguri që të jenë anëtarë në NATO. Ja edhe pak jemi afër anëtarësimit të plotë në NATO dhe përfundimisht t'i hapim kapitujt në bisedimet me Bashkimin Evropian", tha Zaev.

Shtoi se "të mësuar nga e kaluara, morëm vendime të mëdha me çka e bashkuam Maqedoninë në planin e brendshëm, e së pari në atë etnik".

"Maqedonia nga të gjithë pesë fqinjët e saj të cilët i kishte armiq, i bëmë miq dhe me miq do t'ia dalim. Jo vetëm kjo, përmes kësaj miqësie i mënjanuam të gjitha pengesat tona për integrim drejtë NATO-s dhe BE-së", theksoi kryeministri. 

Përkujtoi se që nga viti 2005 jemi vend kandidat për anëtarësim në BE dhe se më në fund pas 13 viteve Maqedonia fitoi datën për fillim të bisedimeve. 

"Gjithsej 27 vite autoritetet ose nuk kishin mundësi ose nuk dëshironin të ndërmerrnin hap për shkak të kalkulimeve politike.  Ne morëm vendim se Maqedonia nuk guxon të humbë më shumë kohë, duhet të sjellë vendime, e dinim se deri ku guxojmë, e deri ku nuk guxojmë të shkojmë", theksoi Zaev.

Theksoi se marrëveshja me Greqinë është model i shkëlqyer që mund të zbatohet në nivel botëror. 

"Kompromiset e lëvizin botën. Kompromis do të thotë se të dy palët bëjnë lëshime. Pas luftërave   janë ulur në tryezë  dhe të dy palët kanë bërë lëshime. jeta është kompromis, ai është gjithkund rreth neve", tha Zaev.

Me marrëveshjen, tha ai, identitetin dhe gjuhën maqedonase jo vetëm që i kemi mbrojtur, por tani kemi identitet të njohur maqedonas edhe nga Greqia edhe nga Bullgaria.

"Sot më në fund jemi vend i njohur nga të gjithë nga tërë bota, ku jeton populli maqedonas i njohur nga tërë bota, i cili flet maqedonisht gjuhë maqedonase të njohur nga të gjithë, nga tërë bota", tha Zaev.

Ai potencoi se Maqedonisë i duhet rritje serioze ekonomike, kuanti kërcime, hapa të mëdha që së pari të ngrite standardi i qytetarëve, ndërsa me hyrjen në BE dhe NATO kjo do të mundësohet së pari përmes rritjes së investimeve. 

Maqedonisë i duhen vendime të guximshme dhe tërë bota i njohu ato vendime. Përqendrimi i botës është te Maqedonia - vijnë miqtë e Maqedonisë, për herë të parë një kancelar gjerman e ka vizituar vendin, dje ishte ministri amerikan i Mbrojtjes, më pret takim në Uashington me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens", nënvizoi Zaev. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.9.2018, 20:49  | T.E. | 2,314 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | T.E. | 3.162 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.