Carovska: Reforma në mbrojtjen sociale, qendrat në shërbim të qytetarëve
maqedonia
Carovska: Reforma në mbrojtjen sociale, qendrat në shërbim të qytetarëve

Carovska: Reforma në mbrojtjen sociale, qendrat në shërbim të qytetarëve

Tetovë, 18 shtator - Kontrolli në gjendjet dhe mundësitë për reforma thelbësore në punën e Qendrës për përkujdesje sociale në Tetovë, ishte qëllimi i vizitës së sotme të ministres së Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska dhe bisedimet me drejtorin Darko Obadiq. 

"Dëshiroja që në vendin e ngjarjes të sigurohem se me çfarë sfidash përballen në punën e përditshme të punësuarit në Qendrën tetovare për përkujdesje sociale. Ne jemi në trend me reformat thelbësore të sistemit për mbrojtje sociale në vend me qëllim që këto qendra me të vërtetë të jenë në shërbim të qytetarëve me të punësuar cilësor, të përkushtuar dhe profesionistë. Pikërisht për këtë ata do të kalojnë trajnim përkatës me qëllim që këto qendra të bëhen proaktive për përkujdesjen  e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë", deklaroi Carovska.

Drejtori i Qendrës për Përkujdesje Sociale në Tetovë Darko Obadiç theksoi se kjo qendër përkujdeset për rreth 14 mijë shfrytëzues dhe se do të vazhdojë të ketë dyert e hapura për secilin që ka nevojë për ndihmë në kuadër të mundësive dhe ligjeve. 

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth gjendjeve me fantomët e ashtuquajtur ose personat të cilët nuk janë evidentuar, pa dokumente personale ose ngjashëm, ministrja Carovska tha se në bazë të ndryshimeve në ligjin përkatës për personat e tillë është hapur regjistër i veçantë në kuadër të Drejtorisë për punët amë dhe se aty deri tani janë regjistruar 360 perona të tillë.

Rreth mundësive dhe paralajmërimeve të shtëpive të pleqve dhe kopshtit për fëmijë në Tetovë, Carovska theksoi se në shtator dhe tetor nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale deri te komunat ishte dërguar thirrje që të dorëzojnë kërkesa për objektet e  tilla.

"Kushtet të cilat i vendosëm janë që objektet e përmendura të kenë marrëdhënie të pastruara pronësore juridike dhe projekt të hartuar, e pastaj ne do të tentojmë që me donatorë dhe investitorë të huaj dhe të vendit të gjejmë mjete për këtë. Deri tani kërkesë për shtëpi të re të pleqve në Tetovë nuk kemi pranuar, përderisa për kopsht kemi pranuar dhe komuna tashmë po punon në pastrimin e hapësirës", deklaroi Carovska.

Në kuadër të vizitës së sotme në Tetovë, ministrja Carovska u takua edhe me përfaqësues të organizatës joqeveritare "Sonce" që punon në përmirësimin e gjendjeve te popullata rome në qytet, ndërsa realizoi takim edhe me pensionistët nga Tetova.

© ZHURNAL 18.09.2018, 19:17 | T.E. | 3,147 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."