Takim i policisë me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë
maqedonia
Takim i policisë me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë

Takim i policisë me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë

Tetovë, 18 shtator - Si deri në rendi dhe qetësia më e madhe në godinat shkollore dhe siguri më të madhe të nxënësve, ishte qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Departamentit për Parandalim pranë Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë me përgjegjësit e shkollave fillore dhe të mesme, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski. 

Sipas tij, takimi paraqet aktivitet të planifikuar duke marrë parasysh fillimin e vitit ri shkollor.

Vlerësim i përbashkët i takimit, sipas Josifovskit është se bashkëpunimi duhet të vazhdohet në drejtimin e pritur pozitiv dhe të dyja palët, policisë dhe shkollat, aktivisht të angazhohen në detektimin dhe shkatërrimin dukurive devijuese negative shoqërore në të cilat pjesëmarrës janë apo mund të jenë nxënësit.

Takim i këtillë në fillim të muajit ishte organizuar edhe me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit. 

© ZHURNAL 18.09.2018, 18:59 | T.E. | 3,232 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."