Ministri Suhejl Fazliu avancoi 7 shqiptarë në detyrë
maqedonia
Ministri Suhejl Fazliu avancoi 7 shqiptarë në detyrë

Ministri Suhejl Fazliu avancoi 7 shqiptarë në detyrë

Shkup, 18 shtator - Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, këto ditë përmes konkursit intern avancoi 9 të punësuar prej të cilëve 7 shqiptarë. Avancim të këtillë nuk ka pasur vite me radhë dhe është hera e parë që një numër kaq i madh në kuadër të ministrisë të ngriten në detyrë. Me këtë hap të rëndësishëm, ministri Fazliu përmirësoi dukshëm pozicionimin vertikal të të punësuarve e sidomos  të kuadrit shqiptarë në këtë ministri.

Vlen të theksojmë se në këtë ministri një kohë të gjatë nuk ka pasur avancime të brendshme të kuadrit punonjës aq më tepër se disa të punësuar presin mbi një dekadë për ripozicionim kurse disa të tjerë edhe pse në ndërkohë kanë kryer fakultete ende gjenden në pozicionet fillestare prej kurë janë punësuar.

Hapi i avancimit të kuadrit nga ana e ministrit Suhejl Fazliu është përshëndetur nga ana e të punësuarve të cilës shohin shpresën edhe për avancime të reja.

Përndryshe, Numri i përgjithshëm i të punësuarve në Ministrinë për vetëqeverisje lokale sillet në mbi 50 prej të cilëve mbi 30-të janë shqiptarë që është si rezultat i punësimeve nga ministrat paraprak, por avancimi i tanishëm vertikal meriton çdo respekt.

© ZHURNAL 18.09.2018, 18:49 | T.E. | 4,485 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."