Mas me shpresë se sa më shumë qytetarë të Maqedonisë do ta shfrytëzojnë të drejtën demokratike
maqedonia
Mas me shpresë se sa më shumë qytetarë të Maqedonisë do ta shfrytëzojnë të drejtën demokratike

Mas me shpresë se sa më shumë qytetarë të Maqedonisë do ta shfrytëzojnë të drejtën demokratike

Shkup, 18 shtator - Shpresoj që më 30 shtator sa më shumë qytetarë të Maqedonisë do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe do të votojnë. Vendimi është në duart e qytetarëve të këtij shteti. Kjo është mundësia e tyre dhe shpresoj se do ta shfrytëzojnë, porositi sot shefi i diplomacisë së Gjermanisë, Hajko Mas.

Ai në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov theksoi se zgjidhja e kontestit për emrin paraqet hap të rëndësishëm të Maqedonisë në rrugën për t'u bërë anëtare e BE-së.

Theksoi se kontesti 25 vjeçar paraqet problem edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë dhe shtoi se tani është shansi historik njëherë e përgjithmonë të zgjidhet.

Ai nesër shkon për vizitë në Athinë dhe theksoi se atje në takimet me politikanët grekë do t'i transmetojë të njëjtat porosi, të cilat i ka transmetuar edhe këtu.

"Kontesti zgjati më shumë se dy dekada, tani ka mundësi që të përfundojë. Kjo nuk është në interes vetëm të qytetarëve të Maqedonisë, por edhe në interes të grekëve. Ne kemi interes të madh që problemet në rajon të zgjidhen", shtoi Mas.

Përkujtoi se në qershor të vitit të ardhshëm BE-ja do të vendos për një çështje shumë të rëndësishme dhe shtoi se vitin e ardhshëm ekziston një mundësi që Maqedonia t'i fillojë negociatat parainkuadruese.

Mas theksoi se tani më është definuar gjithçka që duhet të ndodh në atë rrugë dhe shprehu bindje se përgjegjësit në vend do t'i realizojnë obligimet e tyre.

Ministri gjerman përmendi se hyrja në BE nënkupton edhe kritere tjera, shtoi se Maqedonia periudhën e fundit ka realizuar reforma ambicioze dhe shfaqi shpresë se vendi do të vazhdojë në rrugën e implementimit të axhendës së projektuar reformuese lidhur me shtetin ligjor, luftën me korrupsionin dhe krimin e organizuar...

"Ne jemi për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe prandaj ky nuk është vetëm interesi juaj por edhe i yni", tha Mas.

Ai theksoi se me zgjidhjen e kontestit u tregua se pushteti ka vizion për ardhmërinë e Maqedonisë dhe ka dhënë inkurajim për të vazhduar përmes asaj rruge duke hapëruar guximshëm.

Dimitrov tha se me vizitën e Masit,  vizitën e kancelares Merkel në Ditën e pavarësisë dhe vizitën e nesërme të ministres gjermane të Mbrojtjes, nuk mund të ketë sinjal më të qartë për mbështetjen gjermane e cila bazohet në një arsye bazë se Berlini njeh vendosmëri tek Republika e Maqedonisë për t'i zgjidhur problemet, të qëndrojë në këmbë dhe të niset përpara.

"Jo vetëm për arsye egoiste ose arsye të tonat jam nderuar me këtë vizitë të Masit. Jetojmë në Evropë e cila është shumë e zënë me veten. Gjermania dhe ministri janë shembull, shtyllë për Evropën e tanishme dhe ku dëshirojmë të shkojmë, një kombinim i mirë i parimeve evropiane me vlerë", tha Dimitrov.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me disponimin e qytetarëve të cilët aq vite presin të bëhen pjesë e BE-së dhe deri ku është durimi i tyre, Dimitrov tha se vendi ka ardhur në një situatë kur nga pritja e ka humbur kompasin.

"Shumë më shumë jemi të interesuar që Maqedoninë ta bëjmë evropiane dhe të hyjmë në BE, procesi i inkuadrimit është mjet reformues ku makineria mirë e lyer e BE-së do të hyjë thellë në sistemin e Maqedonisë. Beteja jonë është për të luftuar që gjeneratat e ardhshme ta kërkojnë fatin në Maqedoninë evropiane, t'u japim shpresë se ka perspektivë. Dhe kur do ta mendojnë atdheun e tyre për pesë vjet prej sot të mendojnë se shkon në drejtim të mirë. Duke pritur në hendek ne po përballemi me një situatë kur me pasaporta të huaja largohet truri jashtë vendit. Duhet të krijojë kushte në vend", shtoi ai.

Lidhur me pohimet për përzierjen ruse në vend para referendumit dhe lidhur me inkuadrimin e saj në NATO, Dimitrov tha se anëtarësimi në Aleancë është synim që nga viti 1993.

"Njëzetë e pesë vjet më vonë lëshuam disa trena. njëri ishte Vilnus grupi në vitin 2004, tjetri samiti në Bukuresht në vitin 2008, kur Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtare. Kjo për ne është punë e papërfunduar. Për anëtarësimin në NATO kemi mbështetje nga shumica e qytetarëve, tani ajo është diku mbi 70 për qind. Kjo për ne do të thitë porosi se Maqedonia është këtu, të qëndrojë në këto parime dhe se anëtarësimi do ta nxjerrë Maqedoninë të pavarur, e cila endne ekziston në Ballkan", tha Dimitrov.

Shtoi se nuk do të ndalojë t'i bindë diplomatët rusë se për Maqedoninë,. anëtarësimi në NATO është puna më reale dhe se ky është vendimi ynë.

"Kemi probleme të mjaftueshme këtu në Ballkan dhe nuk na duhet mbingarkesë e importuar gjeopolitike. Është koha t'i zgjidhim ato probleme dhe kërkojmë respekt nga nga të gjithë madje edhe lojtarët më të mëdhenj të japin mbështetje për ta bërë këtë", theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Në takim u bë fjalë edhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomi.

Dimitrov përkujtoi se 47 për qind nga eksporti i Maqedonisë shkon në Gjermani, ndërsa vitin e kaluar vëllimi i këmbimit tregtar ka arritur 3,6 miliardë dollarë.

Gjatë vizitës së Mas, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ambasadori gjerman Tomas Gerberih sot nënshkruan Deklaratë për njohjen dhe këmbimin e patentë shoferit midis dy vendeve.

© ZHURNAL 18.09.2018, 18:46 | T.E. | 1,191 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."