Zyrtarët dhe OJQ sërish i kundërshtuan qëndrimet për gazpërçuesin në Vodno
maqedonia
Zyrtarët dhe OJQ sërish i kundërshtuan qëndrimet për gazpërçuesin në Vodno

Zyrtarët dhe OJQ sërish i kundërshtuan qëndrimet për gazpërçuesin në Vodno

Shkup, 18 shtator - Përfaqësuesit e pushtetit dhe të sektorit joqeveritar sot sërish debatuan për ndërtimin e gazpërçuesit në Vodno. Sipas ekspertëve, projekti në mënyrë afatgjate do të ketë ndikim pozitiv dhe do të kontribuojë për sigurimin e furnizimit të sigurt dhe cilësor të konsumatorëve me energji, përmes shfrytëzimit të rritur të gazit natyror. Organizatat joqeveritare, kërkojnë që të respektohet rajoni i mbrojtur dhe të mos prishet barazpesha natyrore sepse kjo mund të ndikojë në Qytetin e Shkupit.

Në debatin e dytë, në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ishin të pranishëm zëvendësministri dikasterial Jani Makraduli, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, përfaqësues tw Nismës qytetare "E dua Vodno".

Zëvendësministri Makraduli deklaroi se në opinion ekzistojnë tre dilema, nëse ka lidhje me Shkupin, cili është statusi si rajon i mbrojtur i Vodnos dhe kushtet ligjore.

Pse ka lidhje me Shkupin, për shkak se njëri krah do të shkoj në komunën Sopishte, ndërsa krahu tjetër në komunën Saraj. Përfitimi i dytë është sa më shumë shfrytëzues që ka aq më i ulët është çmimi. Për fat të keq në Maqedoni shfrytëzimi i sistemit me gaz, që vjen nga një vend përmes një gypi, përmes Bullgarisë drejt Kriva Pallankës, është nga 25 deri në 40 për qind. Do të pajtoheni pak, tha Makraduli. Propozoi edhe UNDP të kyçet në këtë proces si garanci për dikë që është jashtë sistemit të institucioneve shtetërore.

Ai theksoi se në BE ndërtohet në rajone të mbrojtura dhe me mjete të BE-së. Si shembuj i theksoi Slloveninë, Lituaninë, Gjermaninë, Danimarkën... Oganizatat joqeveritare theksuan se në Itali gazpërçuesi në vlerë prej dy miliardë eurove është stopuar për shkak të ekzistimit të ullishteve.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov e krahasoi gjendjen që e kanë trashëguar me shtatzëni të padëshiruar në periudhë kritike për abort, që, siç tha, të mund të garantojmë mbijetesë të fëmijës dhe nënës.

Ai potencoi se për herë të parë në historinë e Shkupit debatohet për Vodnon në këtë mënyrë.

Sipas përfaqësuesve të Nismës qytetare "E dua Vodnon" shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm nga momenti material ose humbja e parave. Konsiderojnë se bëhet manipulim me vendimet gjyqësore, ka lëshime, prihen pemë në Vodno...

"Ndikim do të ketë, të vogël apo të madhe në pjesën e mbrojtur nga park-pylli", thonë nga nisma " E dua Vodnon".

© ZHURNAL 18.09.2018, 18:14 | T.E. | 729 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."