ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Kulturë
Gjashtë koncerte në edicionin e 22-të të Festivalit të muzikës bluz dhe soul

Shkup, 18 shtator - Edicioni i 22-të i "Bluz dhe Soull Festivalit" në organizim të Drejtorisë për Kulturë dhe art-Shkup do të mbahet tre ditë para fundjavës së ardhshme në tavernën "Qyteti i vjetër" (Temov) në Çarshinë e Vjetër. Interpretuesit këtë vit janë nga Maqedonia, Serbia, Belgjika dhe Danimarka dhe janë sipas përzgjedhjes së Ivo Soldatoviq, i cili për të dytin vit është selektues i festivalit.

"Festivalin bluz dhe soul" të premten (21 shtator) do ta hapë "Crossroad Blues Band", një nga bluz-bendet më të njohura nga Maqedonia, i cili mbijetoi në skenë tashmë dy dekada. Mbrëmja e parë e festivalit do të finalizohet me katërshen belge "Shakedown Tim & The Rhythm Revue", themeluar nga Tim Shejkdaun, i cili interpreton kombinimin dinamik të zhanreve bluz, xhamp-bluz dhe bugi, deri te zhanri suing dhe ritëm dhe bluz.

Mbrëmjen e dytë të festivalit, të shtunën (22 shtator) do ta hapë kuinteti "The Gamblers" nga Mitrovica e Sremit, Serbi, të cilët, sipas selektuesit të Festivalit, Soldatoviq, janë përbërje legjendare e bluzit që prej vitit 1984 dhe interpretojnë nëpër festivale prestigjioze të Evropës.

Mbrëmja e së shtunës do të përfundojë me interpretimin e "Chris Grey & The BlueSpand" nga Danimarka, trioja e Kris Grej dhe yllit të bluzit në Evropë dhe botë. Zhanri i tyre gruvi-fanki bluz në dy vitet e fundit po e pushton Evropën.

Koncertet e Festivalit treditor "Bluz dhe Soull" do të fillojnë prej orës 21:00. Biletat për çdo mbrëmje janë nga 200 denarë apo 500 denarë për bllok-bileta për tre mbrëmjet.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.09.2018, 14:38  | Xh.I. | 320 i lexuar

 

 

 

Qeveria dhe organizatat mediatike për standardizimin e mediave të internetit

Shkup, 15 tetor - Përfaqësues të tre organizatave mediatike SHGM, SPGM dhe KEMM, të cilët e zhvillojnë iniciativën për krijimin e minimum kritereve në drejtim të mbrojtjes dhe promovim të profesionit në mediat e internetit, sot në takim me përfaqësuesit e Qeverisë informuan për idenë bazë dhe nevojën që të respektohen parime themelore të profesionit të gazetarëve në sferën e internetit.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në takim morën pjesë ministri obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, këshilltari për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit, Marjan Zabërçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski mbajnë takim pune me përfaqësuesit e SHGM-së, Naser Selmani, kryetaren e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë të mediave, Katerina SInadinovska dhe kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Tamara Çausidis.

"Ministri Popovski në takim e përshëndeti inciativën, duke potencuar se organizatat janë në rrugë të duhur përmes vetërregullimit për t'i theksuar dhe konfirmuar paqartësitë, të cilat ekzistojnë në sferën e internet mediave me qëllim që të arrihen standardet etike", qëndron në kumtesë.

Në takimin e punës, organizatat mediatike gjithashtu i paralajmëruan aktivitetet e ardhshme lidhur me iniciativën, gjegjësisht miratim shtesë të kritereve dhe afatin kohor me qëllim që të gjitha palët e cenueshme të cilat punojnë në hapësirën e internetit në Maqedoni, të ketë periudhë për përshtatje.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, qartë tregon se çdoherë do të jetë partnere e organizatave mediatike në aktivitetet e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme, si për mediat dhe punonjësit mediatikë, ashtu edhe për interesin publik të qytetarëve në vend", theksohet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 16:35  | Xh.I. | 144 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.