Lamborghini feston 50 vjetorin e modeleve Espada dhe Islero, me një xhiro rreth Italisë (Foto)
auto
Lamborghini feston 50 vjetorin e modeleve Espada dhe Islero, me një xhiro rreth Italisë (Foto)

Lamborghini feston 50 vjetorin e modeleve Espada dhe Islero, me një xhiro rreth Italisë (Foto)

Të ftuar për t’ju bashkëngjitur xhiros prej 800 kilometrave, nëpër pjesën qendrore të Italisë, ishin edhe 20 makina klasike

Për të festuar 50 vjetorin e modeleve Espada dhe Islero, Lamborghini ka ftuar edhe 20 makina tjera klasike, transmeton Telegrafi. Më shtatë shtator, ka nisur xhiroja prej nëpër pjesën qendrore të Italisë, që ka zgjatur 800 kilometra.

Perugia ishte qyteti i nisjes, ndërsa kolona e makinave të rralla, përshkoi nëpër shumë pjesë historike dhe peizazhe përrallore deri në Emilia-Romagna.

Vëmendja më e madhe, iu dha Espada Series 3 e prodhuar më 1973, pronari i së cilis u identifikua nga Lamborghini si shfrytëzuesi i vetëm i saj.

Më pas rëndësi nuk pati as Islero S i prodhuar më 1968, pronari i së cilës u konsiderua si më “besniku” që nuk e nxori kurrë nga Sant’Agata Bolognese. 

© ZHURNAL 18.09.2018, 14:40 | Z.H. | 166 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."