ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Fushata e Referendumit, Azizi: Partitë duhet të jenë më aktive në terren

Shkup, 18 shtator - Partitë shqiptare duhet të jenë më aktive në terren për të bindur votuesit se duhet të dalin të votojnë më 30 shtator dhe të mos e humbasin shansin për të qenë pjesë e NATO dhe BE-së, kështu thotë në një prononcim për Zhurnal, analisti Berat Azizi, duke folur për mbi fushatën që po e zhvillojnë partitë politike për referendumin. 

"Partitë politike shqiptare tashmë kanë konfirmuar mbështetjen për Referendumin e 30 shtatorit, ndërkohë që fushata po hyn në fazën finale. Unë mendoj se partitë duhet të jenë më aktive në terren për të bindur votuesit se duhet të dalin të votojnë më 30 shtator dhe të mos e humbasin shansin për të qenë pjesë e NATO dhe BE-së. Në anën tjetër partitë në takimet me qytetarët më tepër duhet të fokusohen ne faktin se çfarë do të jenë përfitimet e para pas anëtarësimit në NATO dhe më vonë në BE dhe të shmangin premtimet kolosale për të cilat opinion tashmë është i vetëdijshëm se nuk do mund të realizohen për një periudhë të gjatë", thotë për Zhurnal, Berat Azizi, analist. 

Pra unë mendoj, shton mëtej Azizi, se opinion shqiptar nuk ka nevojë për orientim sepse ne jemi për NATO dhe BE, por ka nevojë për një sqarim më të hollësishëm dhe një fushatë më intensive të faktorit politik shqiptar që qytetarët të dinë se cilat do të jenë të mirat që ata do të mund ti shijojnë sidomos  të mirat ekonomike. 

"Po ashtu qytetarët duhet të dinë se çfarë do të ndodh pas 30 shtatorit, çfarë ndryshime do të bëhen në Kushtetutë, cili do të jetë statusi i tyre dhe e drejta e shqiptarëve. Në anën tjetër hyrja në NATO dhe BE do të na ofrojë edhe më shumë me Shqipërinë si anëtarë e NATO-s dhe me Kosovën dhe kjo duhet tu bëhet e ditur qytetarëve shqiptar", nënvizon Azizi.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.09.2018, 12:00  | D.J. | 1,987 i lexuar

 

 

 

Qeveria dhe organizatat mediatike për standardizimin e mediave të internetit

Shkup, 15 tetor - Përfaqësues të tre organizatave mediatike SHGM, SPGM dhe KEMM, të cilët e zhvillojnë iniciativën për krijimin e minimum kritereve në drejtim të mbrojtjes dhe promovim të profesionit në mediat e internetit, sot në takim me përfaqësuesit e Qeverisë informuan për idenë bazë dhe nevojën që të respektohen parime themelore të profesionit të gazetarëve në sferën e internetit.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në takim morën pjesë ministri obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, këshilltari për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit, Marjan Zabërçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski mbajnë takim pune me përfaqësuesit e SHGM-së, Naser Selmani, kryetaren e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë të mediave, Katerina SInadinovska dhe kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Tamara Çausidis.

"Ministri Popovski në takim e përshëndeti inciativën, duke potencuar se organizatat janë në rrugë të duhur përmes vetërregullimit për t'i theksuar dhe konfirmuar paqartësitë, të cilat ekzistojnë në sferën e internet mediave me qëllim që të arrihen standardet etike", qëndron në kumtesë.

Në takimin e punës, organizatat mediatike gjithashtu i paralajmëruan aktivitetet e ardhshme lidhur me iniciativën, gjegjësisht miratim shtesë të kritereve dhe afatin kohor me qëllim që të gjitha palët e cenueshme të cilat punojnë në hapësirën e internetit në Maqedoni, të ketë periudhë për përshtatje.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, qartë tregon se çdoherë do të jetë partnere e organizatave mediatike në aktivitetet e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme, si për mediat dhe punonjësit mediatikë, ashtu edhe për interesin publik të qytetarëve në vend", theksohet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 16:35  | D.J. | 708 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.