Teatri turk do ta hap sezonin me "Mbretin Lir" të Shekspirit
Shkup, 16 shtator - Institucioni kombëtar Teatri turk nesër mbrëma do ta hap sezonin me shfaqen "Mbreti Lir" nga Ulliam Shekspir në regji të Diego De Brea.
Shfaqja do të luhet në skenën e Teatrit të Komedisë me titra në gjuhën maqedonase.
Dramaturgjia, zgjedhja e muzikës dhe disejni i ndriçimit për shfaqen është e Diego De Brea, skenografia dhe koreografia të Bllagoj Micevskit, përkthimi i Ozdemir Nutku, ndërsa asistente e regjisë është Sibel Abdiu.
Rolet i luajnë Xhenap Samet, Osman Ali, Nesrin Tair, Erman Shaban, Zubejde Ali dhe Ebru Musli.
Këtë shfaqe Teatri turk për herë të parë e luajti në edicionin e 53-të të Festivalit të Teatrit Vojdan Çernodrinski në Prilep.
© ZHURNAL 17.09.2018, 09:17 | D.J. | 454 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."