ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Përgjysmohet eksporti i perimeve të Maqedonisë në Rusi

Shkup, 17 shtator - Për shkak të plasmanit jo të realizuar të lakrës së freskët, është përgjysmuar eksporti i perimeve të Maqedonisë në Rusi, ndërsa për një të katërtën është ulur plasmani i pemëve të Maqedonisë në gjysmëvjetorin e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Odës ekonomike Maqedoni-Rusi, për zvogëlimin e tillë të eksportit të Maqedonisë të pemëve dhe perimeve nuk ka kurrfarë arsye politike, por bëhet fjalë për gjetje të caktuar të kompanive vendore me konkurrencën e fuqishme në të cilën janë ekspozuar në këtë treg.

"Lajm i mirë është që nuk është ulur kërkesa e prodhimeve bujqësore të Maqedonisë nga ana e kompanive ruse. Këtë herë si pengesë paraqitet çmimi, sepse cilësia e prodhimeve tona asnjëherë nuk ishte kontestues për importuesit rusë", deklaroi kryetari i Odës Dejan Beshliev.

Në gjysmëvjetorin e parë të vitit, kompanitë e Maqedonisë në tregun rus kanë eksportuar perime në vlerë prej 5,7 milionë dollarë amerikanë, ndërsa pemë prej rreth 4,9 milionë dollarë.

Dymbëdhjetë kompani nga Maqedonia, prodhues dhe përpunues të pemëve dhe perimeve të freskëta deri më datën 20 të këtij muaji do t'i ekspozojnë prodhimet e tyre para vizitorëve të panairin më të madh ushqimor në Evropën Juglindor "Mir pitanie 2018" (WORLD FOOD 2018), që sot u hap në Moskë.

Pjesëmarrja është në organizim të Odës ekonomike Maqedoni-Rusi, ndërsa financiarisht e mbështet Ministria e Bujqësisë e Maqedonisë.

Maqedonia në këtë panair prezantohet me stendë kombëtare në 90 metra katrorë. Biznes-delegacioni i përbërë prej 25 personave e kryeson Beshliev. "Agrolozar" nga Strumica, "Vipro" dhe "Vitoria" nga Gjevgjelia, "Suna star" dhe "Rumko" nga Resnja, "Lars" nga Shtipi, "Krivogashtani promet" nga Prilepi, "Baga Fud" nga Manastiri, "Juniks", "Himaglion", "Konimeks" dhe "Vitalia" të gjithë nga Shkupi. Stendë të veçantë në panairin e Moskës ka kompania "Vitaminka" nga Prilepi, me kompanitë pjesëmarrëse.

Përveç eksportuesve më të mëdhenj të ushqimit në Federatën ruse, në këtë manifestim të panairit, tradicionalisht të pranishëm janë edhe ekspertë nga sfera e agrokompleksit, ndërsa këto ditë do të mbahen edhe tribuna, promovime dhe prezantime, që e bën këtë panair bursën më të madhe për ushqim në këtë pjesë të panairit.

Në "Ekspocentar" të Moskës ku mbahet panairi, ekspozohen 1.600 kompani nga 62 shtete. Mesatarisht ekspozimin e ushqimit e vizitojnë më shumë se 30.000 vizitorë nga 79 rajone në Rusi dhe 90 shtete tjera. Madje 25.000 vizitorë ose 84 për qind e vizitorëve ndikojnë në vendimmarrjen për blerjen e prodhimeve të prezantuara në stendat e panairit.

Biznes delegacioni i Maqedonisë në Moskë do të ketë vizitë edhe në "Shtëpinë e Maqedonisë" në qendrën afariste "Fud siti ku do të ketë bisedime me menaxhmentin e kompanisë të formuar për nxitje e eksportit të Maqedonisë në tregun rus. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.9.2018, 16:26  | D.J. | 596 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | D.J. | 3.177 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.