ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Rritja e çmimeve të naftës nuk ka të ndalur, ja për sa shtrenjtohet sonte !

Shkup, 17 shtator - Derivatet nga sonte do të shtrenjtohet nga gjysëm deri në një denar e gjysëm për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, njofton Zhurnal.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinit Eurosuper BS-98 nuk ndryshon dhe vazhdon të jetë 74 denarë, ndërsa i atij BS-95 rritet për gjysmë denari dhe do të kushtojë 72,5 denarë për litër. Çmimet e shitjes me pakicë të naftës EURODIZEL dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të rritet për 1.5 denarë dhe do të kushtojë 66, gjegjësisht 54,5 denarë për litër.

Arsyeja për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës siç thonë nga KRE është përshkak të rritjes së çmimit në tregun botëror në 14 ditët e fundit./Zhurnal.mk

UPDATE: 17.9.2018 13:42:00

### 17.9.2018 09:05:00

Sot çmim i ri i derivateve


Shkup, 17 shtator - Komisioni Rregullator për Energjetikë në seancën e sotme duhet të marrë vendim për çmimin e ri të shitjes me pakicë të derivateve në Maqedoni që do të vlejë në 14 ditët e ardhshme.

Në pajtim me lëvizjen e çmimit të naftës së papërpunuar në bursat shtetërore në dy javët e kaluara pritet një rritje e lehtë e çmimit të derivateve në naftës tek ne.

 17.9.2018, 09:05  | Z.H. | 4,974 i lexuar

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | Z.H. | 3.088 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.