ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Sezoni i turshive, ulet interesimi i qytetarëve

Shkup, 16 shtator - Pavarësisht se sezoni i përgatitjes së turshive dhe kompostove ka filluar tashmë, tregjet janë ende gjysmë të zbrazura. Çmimet e perimeve dhe frutave janë të shtrenjta për qytetarët. Një pjesë e qytetarëve të anketuar nga Alsat madje thonë se turshitë preferojnë t’i blejnë të gatshme për shkak se shpenzimet për përgatitje janë relativisht të larta.

Ende nuk i kemi bërë turshitë, është pak herët, më vonë do ti bëjmë. Nuk e di, nuk më duken shumë shtrenjtë.”

“Ende nuk i kemi bërë, ja tani po filloj të blej. Çmimet varet, për dikë janë lirë, për dikë janë të shtrenjta”

“Çmimet janë pak të shtrenjta momentalisht dhe nuk do të përgatis asgjë këtë vit, do të blej më shumë të gatshme- thonë konsumatorët.

Shitësit nga ana tjetër shprehen të ndërgjegjshëm se çmimet janë të larta por thonë se kjo është pasojë e prodhimtarisë së ulët. Megjithatë ata shpresojnë se do t’u shiten prodhimet.

Ka interes por çmimet u duken të shtrenjta qytetarëve. Por të na pyesni neve që punojmë si është. Por problemi është se njerëzit nuk kanë të holla.”

Ne jemi të përgatitur çdoherë por puna është e dobët. E gjitha varet nga njerëzit, se sa kanë mundësi të blejnë.Çmimet do të jenë më të larta këtë sezone për shkak se nuk ka prodhim të mjaftueshëm”

Ka interes nga qytetarët, por populli nuk ka të holla dhe blejnë shumë dobët. Vetëm pyesin dhe largohen sepse çmimet janë pak të larta- thonë tregtarët

Përndryshe, që të përgatisni të paktën dhjetë kavanoz hajvar është e nevojshme që të blini të paktën 50 kg speca, dhe për këtë ndani rreth 1500 denarë. Së bashku me përbërësit e tjerë për përgatitjen e ushqimeve nevojitet edhe energji elektrike ose dru, pa e llogaritur fuqinë punëtore. Nëse në këtë përllogaritje shtoni edhe përgatitjen e turshive dhe disa ushqimeve të tjera, përafërsisht çdo familje duhet të ndajë të paktën njëqind euro për të përgatitur turshi, pa përfshirë kompostot dhe reçelet.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.9.2018, 17:13  | T.E. | 1,187 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | T.E. | 3.191 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.