Shefi i diplomacisë gjermane Hajko Maas javën e ardhshme në Shkup
maqedonia
Shefi i diplomacisë gjermane Hajko Maas javën e ardhshme në Shkup

Shefi i diplomacisë gjermane Hajko Maas javën e ardhshme në Shkup

Shkup, 14 shtator - Shefi i diplomacisë gjermane, Hajko Maas të martën vjen për vizitë në Maqedoni.

Maas do të ketë takim me nikoqirin e tij Nikolla Dimitrov. Është paraparë mbajtje e panel diskutimit në të cilin do të marrë pjesë edhe Maas, ndërsa në të cilin do të flitet për rrugën evropiane të Maqedonisë.

Maas do të jetë funksionari i tretë gjerman i lartë i cili vjen në vend në dhjetë ditët e fundit në pritje të referendumit, të caktuar për më 30 shtator.

Kancelarja Angela Merkel ishte për vizitë në Shkup më 8 shtator në Ditën e Pavarësisë, ndërsa sot në vend është ministri për Evropën, Mihael Rot.

© ZHURNAL 14.09.2018, 18:25 | T.E. | 1,043 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."