Nuhiu i hapi Lojërat dhe takimet e pesëmbëdhjeta sportive të SPM-së në Ohër
maqedonia
Nuhiu i hapi Lojërat dhe takimet e pesëmbëdhjeta sportive të SPM-së në Ohër

Nuhiu i hapi Lojërat dhe takimet e pesëmbëdhjeta sportive të SPM-së në Ohër

Shkup, 14 shtator - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu sot në Ohër mori pjesë në hapjen solemne të Lojërave dhe takimeve të pesëmbëdhjeta sportive të anëtarëve të SPM-së të cilat nga 14 deri më 16 shtator do të mbahen në Ohër. Këtë vit përveç anëtarëve të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, marrin pjesë edhe përfaqësues nga nëntë sindikata të policisë nga vende të tjera.

Zëvendësministri Nuhiu në fjalimin e tij tha se këtë traditë të cilën e ka vendosur Sindikata e Policisë së Maqedonisë, me tendencë të qartë që të jetë edhe hepening  cilësor sindikal sportiv ndërkombëtar, në vete nënkupton edhe komunikim, shkëmbim të përvojave, njoftime të ndërsjella.

"Organizimi sindikal, pa dyshim, është goditje në luftën për mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të punëtorëve. Secila shoqëri që synon drejtë zhvillimit dhe prosperitetit, është e obliguar që ta ushqejë dhe mbështesë frymën sindikale. Kjo mënyrë e veprimit, përmes garave dhe shoqërimeve sportive, sado që ajo të duket e nivelit të dytë, mund të ketë efektet e saja pozitive në funksionimin cilësor sindikal", theksoi zëvendësministri Nuhiu para mysafirëve të pranishëm dhe pjesëtarëve të SPM-së.

© ZHURNAL 14.09.2018, 18:20 | T.E. | 2,741 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut