LSDM:Kryeministri Zaev dhe Qeveria mbeten të përkushtuara në angazhimet për paga më të larta për punëtorët
maqedonia
LSDM:Kryeministri Zaev dhe Qeveria mbeten të përkushtuara në angazhimet për paga më të larta për punëtorët

LSDM:Kryeministri Zaev dhe Qeveria mbeten të përkushtuara në angazhimet për paga më të larta për punëtorët

Shkup, 14 shtator - Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev është i vendosur dhe i përkushtuar në ndërtimin e shtetit social dhe shoqërisë korrekte dhe të barabartë për të gjithë, ndërsa kujdesi për standardin e punëtorëve mbetet prioritet i lartë i Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja.

Mbështetja për ndërmarrjet vendore paraqet stimul të rëndësishëm për menaxherët dhe pronarët e kompanive që në vazhdimësi t'i rrisin pagat e punëtorëve.

Vetëm punëtorët të cilët janë të respektuar, të motivuar dhe të vlerësuar në mënyrë përkatëse mund ta krijojnë ekonominë dhe të jenë shtytës i saj. Vetëm kështu mund të sigurohen vende pune dinjitoze, paga dhe pensione dinjitoze, jetë cilësore dhe një Maqedoni prosperuese dhe progresive.

Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja dhe kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zaev mbeten të përkushtuar në angazhimet për paga më të larta për të gjithë punëtorët dhe qytetarët e Maqedonisë të kenë më shumë para dhe standard më të lartë jetësor.

© ZHURNAL 14.09.2018, 16:21 | D.J. | 2,593 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."