Tonovski: Vizitat e diplomatëve promovojnë shtetin në suaza botërore
maqedonia
Tonovski: Vizitat e diplomatëve promovojnë shtetin në suaza botërore

Tonovski: Vizitat e diplomatëve promovojnë shtetin në suaza botërore

Shkup, 14 shtator - Profesori universitar Gjorgi Tonovski thotë se vizitat e fundit të diplomatëve të huaj në Maqedoni duhet të shihet pozitivisht sepse sipas tij kjo është një  mënyrë që i jepet mirënjohje shtetit dhe qytetarëve se janë partner i barabartë edhe me vendet tjera të Europës, transmeton Zhurnal.

"Vizitat e tyre janë porosi të fuqishme në lidhje me rritjen e përqindjes së personave që besojnë në BE dhe NATO. Mendoj se ardhja e tyre do të ketë efekt te qytetarët për të pasur një referendum të sukesshëm. Mendoj se popullu maqedonas është i vetëdijshëm që megjithatë ato që po vijnë në vendin tonë do të thotë edhe promocion edhe i shtetit edhe i vetë popullit në suaza botërore", ka deklaruar proesori Tonovski.

Ndryshe, gjatë ditëve të kaluara vendin e vizituan edhe shefja diplomacisë europiane Federica Mogherini, kancelarja gjermane Angela Merkel, kancelari austriak Sebastian Kurz dhe shumë diplomatë të tjerë që po bëjnë thirrje te qytetarët të dalin dhe të përgjigjen pozitivisht pyetjes së referendumit.

© ZHURNAL 14.09.2018, 16:10 | Xh.I. | 1,747 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."