Barishiq: Anëtarësimi në BE dhe në NATO sjell volitshmëri
maqedonia
Barishiq: Anëtarësimi në BE dhe në NATO sjell volitshmëri

Barishiq: Anëtarësimi në BE dhe në NATO sjell volitshmëri

Manastir, 14 shtator - Anëtarësimi në BE dhe në NATO sjell volitishmëri dhe prandaj Republika e Maqedonisë duhet të jetë pjesë e barabartë e këtyre organizatave, porositi ambasadorja e Kroacisë, Danijella Barishiq në tribunën në Manastir.

Në takimin me qytetarët, Barishiq veçanërisht i ndau përfitimet ekonomike të cilat i ka ndjerë shteti i saj amë dhe prandaj siç tha edhe qytetarët në Maqedoni duhet t'i dinë përvojat kroate.

"Anëtarësimi ynë në NATO dhe në BE, neve si shtet na solli shumë volitshmëri, para së gjithash në aspekt të ekonomisë, por edhe në atë të sigurisë. Kroacia është shtet i vogël, por pastranzicional dhe pas konfliktiz, tani është shtet për të cilin dëgjohet dhe i cili ka qëndrime të cilat mund të shprehen në mesin e partnerëve më të fuqishëm. Dëshirojmë edhe Maqedonia të jetë pjesë e barabartë e BE-së dhe e NATO-s. Në këtë kuptim, theksoi Barishiq, për referendumin që do të mbahet më 30 shtator, me rëndësi është që njerëzit të dinë si të votojnë dhe të jenë të informuar për atë se çfarë ardhmërie i pret".

Në debatin publik të organizuar nga USAID-i dedikuar perspektivave të cilat i hap integrimi i NATO-s për Maqedoninë, kryetari i Këshillit euroatlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani theksoi se pjesa më e madhe e qytetarëve në Maqedoni e dinë pse është i rëndësishëm anëtarësimi në BE dhe në NATO.

"Republika e Maqedonisë është në rrugë të shkëlqyer, definitivisht për ta konkretizuar atë që është opsion, pro-NATO-s dhe pro-BE-së, sepse të gjitha sondazhet e deritanishme treguan se qytetarëve u është e qartë pse dëshirojnë BE dhe NATO", theksoi Ramadani.

Para përfaqësuesve të sektorit civil dhe të biznesit, bashkësia akademike dhe përfaqësuesit e institucioneve tjera mendime të tyre shprehën edhe Stevo Pendarovski, koordinuesi kombëtar për NATO-n Goran Iliq, dekani i Fakultetit juridik - Kërçovë pranë Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit"-Manastir dhe studentja Nastasija Stojanoviq.

© ZHURNAL 14.09.2018, 15:56 | Xh.I. | 1,340 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."