Takim i kryetarit të Strugës me sektorin joqeveritar në Strugë
maqedonia
Takim i kryetarit të Strugës me sektorin joqeveritar në Strugë

Takim i kryetarit të Strugës me sektorin joqeveritar në Strugë

Strugë, 14 shtator - Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko sot kishte takim me përfaqësues të sektorit joqeveritar në të cilin diskutuan për referendumin e ardhshëm që do të mbahet më 30 shtator dhe për përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga të gjitha bashkësitë etnike, të cilët sipas kryetarit tëkomunës, kishin dhënë mbështetje për çështjen e referendumit. 

"Sektori joqeveritar në Strugë e mbështet referendumin që do të mbahet më 30 shtator. Shkëmbyem mendime dhe qëndrime dhe të gjithë ishin të një mendimi për mbajtjen e referendumit dhe rezultatit pozitiv që del nga ai", deklaroi Merko.

Integrimi euroatlantik, shtoi ai, është i rëndësishëm për të ardhmen dhe prosperitetin tonë.

"Me anëtarësimin në NATO dhe BE vetëqeverisja lokale do të fitojë në investime dhe zhvillim. Do të fitojnë studentët, do t'i mbajmë të rinjtë, do të ketë më shumë investime dhe do të hapim vende të reja të punës", tha Merko.

Ai iu bëri thirrje struganëve të cilët ende kanë hamendje për daljen në referendum, që të dalin më 30 shtator dhe ta japin mbështetjen e tyre, për siç tha, Maqedoninë evropiane.

© ZHURNAL 14.09.2018, 15:55 | Xh.I. | 4,068 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!