Filipçe: Para nesh është momenti historik për integrim euroatlantik
maqedonia
Filipçe: Para nesh është momenti historik për integrim euroatlantik

Filipçe: Para nesh është momenti historik për integrim euroatlantik

Strugë, 14 shtator - Proceset të cialt i paraprijn[ vendit tonë janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Këto janë momente historike dhe mundësi për inkuadrim në NATO dhe BE, të cilat nuk guxojmë t'i lëmë të na ikin, i porositi sit struganët ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në takim me qytetarët e Strugës dhe Vevçanit, ai shfaqi bindje se duhet të jemi krenarë që mu kësaj gjenerate i takoi mundësia përfundimisht të rrumbullakësohet pavarësia dhe të sigurohet e ardhmja e vendit tonë.

"Me integrimin euroatlantik të Maqedonisl nuk garantohet vetëm stabiliteti dhe siguria, por sigurohet edhe përparimi ekonomik, e me atë si edhe në të gjithë sektorët e tjerë do të ndjehet edhe në atë të shëndetësisë", nënvizoi Filipçe.

Ai informoi se në biseda përfaqësuesit e BE-së kanë paralajmëruar se planifikohet për dy deri tre vite formimi i një sektori të posaçëm shëndetësi në fondet IPA.

"Ne jemi fuqishëm të bindur se e tërë kjo që na paraprin, integrimi ynë drejt strukturave euro-atlantike do të thotëp jo vetëm  përparim më i mirë ekonomik, por edhe shëndetësi më e mirë për të gjithë qytetarët. Me këtë do t'i ruajmë edhe të rinjtë në vendin tonë sepse do ta sjellim Evropën tek ne", deklaroi Filipçe.

Nga takimet me qytetarë, ministri i Shëndetësisë vërejti se ata e dinë se cilat janë përfitimet nga anëtarësimi në NATO dhe në BE. 

© ZHURNAL 14.09.2018, 15:05 | D.J. | 378 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."