Sali Berisha: Ideja për korrigjim të territoreve është projekt i Beogradit
maqedonia
Sali Berisha: Ideja për korrigjim të territoreve është projekt i Beogradit

Sali Berisha: Ideja për korrigjim të territoreve është projekt i Beogradit

Tiranë, 14 shtator - Ish-presidenti dhe një[herit edhe ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha beson se projekti për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një projekt i Serbisë.

Në emisionin "Opinion", Bersiha e sulmoi presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e quajti "argat" që e mbron këtë projekt.

Siç njoftojnë mediat shqiptare, Berisha theksoi se ideja e shkëmbimit të territoreve është një ide e Beogradit, nga e cila përfiton vetëm Serbia dhe jo Kosova.

Njëherit u shprehur se projekti për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një projekt amerikan, duke shtuar se i dërguar i Senatit tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia.

"Të dërguarit në Kosovë, kanë thënë që ne do shohim çfarë kanë thënë. Por i dërguari i Senati, tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia. Nxjerrja e argatit (i referohet Presidentit kosovar Hashim Thaçi)…. Tani del dikush shqipfolës dhe thotë jo, po i vë unë në diskutim. I kërkoj unë dhe jo Beogradi. Kjo është fatalitet. Si mund t’u thuash shqiptarëve një gjë të tillë", deklaroi  Berisha.

© ZHURNAL 14.09.2018, 15:39 | D.J. | 1,018 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."