Vetëdija te qytetarët për anëtarësim në shtyllat pensionale duhet të rritet
maqedonia
Vetëdija te qytetarët për anëtarësim në shtyllat pensionale duhet të rritet

Vetëdija te qytetarët për anëtarësim në shtyllat pensionale duhet të rritet

Shkup, 14 shtator - Vetëdija te qytetarët për të drejtat të cilat dalin nga anëtarësimi në shtyllat pensionale duhet të ngritet sepse investimi në to nënkupton edhe të ardhura më të larta në ditët e pensionimit.

Darko Sazdov nga Agjencia për supervizion të sigurimit kapital financiar pensional (MAPAS) thotë se vetëdija te pensionistët është në nivelin e njëjtë dhe se ato si Agjenci po tentojnë që ta rrisin përmes  vargut të  ngjarjeve informative. 

"Përmes ngjarjeve informative dëshirojmë që të ngrihet vetëdija te qytetarët që të interesohen për llogaritë e tyre individuale", deklaroi Sazdov sot në ngjarjen informative që ishte organizuar me rastin e 15 Shtatorit - Ditës së vetëdijes pensionale.

Sipas Sazdov, po rritet interesi i qytetarëve për shtyllën e dytë dhe të tretë dhe këto shtylla kanë anëtarësi të vazhdueshme. Madje ka edhe pensionistë të cilët tashmë shfrytëzojnë pensione nga të dyja shoqatat e pensionistëve.

Deri më tani, 500 mijë anëtarë ka në të dyja shoqatat e pensionistëve në shtyllën e dytë të sigurimit të obliguar kapital financiar pensional , ndërsa mjetet e përgjithshme të cilat janë akumuluar janë rreth një miliardë euro. 

© ZHURNAL 14.09.2018, 15:29 | D.J. | 690 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm