VMRO-ja e akuzon Zaevin për presion ndaj biznesmenëve
maqedonia
VMRO-ja e akuzon Zaevin për presion ndaj biznesmenëve

VMRO-ja e akuzon Zaevin për presion ndaj biznesmenëve

Shkup, 14 shtator - VMRO-DPMNE-ja e akuzon kryeministrin Zaev se u ka bërë thirrje biznesmenëve për dhënie të ryshfetit në prag të referendumit. Zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare Naum Sotillkovski tha se kjo vepër duhet të dënohet me ligj dhe se thirrjet e tilla janë të patolerueshme. VMRO-DPMNE-ja u bën thirrje organeve të drejtësisë që të reagojnë dhe të sanksionojnë kryeministrin Zaev për këtë thirrje, të cilën VMRO e konsideron si anti-ligjore.

"Të nderuar, drejtësia dhe ligjet nuk vlejnë për të gjithë. E aq më pak për kryeministrin me zemër lepuri Zoran Zaev dhe klikën e tij. Ai mund lirisht që të bëj thirrje për krim dhe të mos sanksionohet. Kaloi edhe dita e dytë pa asnjë reagim nga Prokuroria Speciale për thirrjen e hapur të Zoran Zaev. që nxit ryshfet për blerje votash. Kjo është e turpshme dhe nënvlerësues për sistemin në Republikën e Maqedonisë. Kjo është turp për Prokurorin Publik, për Prokurorinë në përgjithësi, për Avokatin e popullit dhe për gjykatësit. 01-48 Zaev hapur tha se është takuar me biznesmen që i ka thënë se i ka sforcuar punëtorët", deklaroi Naum Stoillkovski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

© ZHURNAL 14.09.2018, 15:25 | Xh.I. | 483 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."