Civil: Partitë politike nxisin nacionalizmin në vend
maqedonia
Civil: Partitë politike nxisin nacionalizmin në vend

Civil: Partitë politike nxisin nacionalizmin në vend

Shkup, 14 shtator - Partitë politike janë gjeneratorët kryesorë të nxitjes së nacionalizmit. Kështu tregojnë të dhënat e anketës së realizuar nga Organizata “Civil”. Sipas kësaj organizate, Institucionet nuk kanë kapacitete dhe nuk janë të gatshëm të përballen me nacionalizmin, diskriminimin, apelet për dhunë dhe gjuhën e urrejtjes.

"Qytetarët e dinë shumë mirë dallimin e nacionalizmit dhe patriotizmit, e dinë shumë mirë se çka do të thotë ta duhet vendi dhe cilat janë pasojat e urrejtës së një bashkësie etnike ose të ndonjë shteti. Nacionalizmi është mjet më të cilën shërbehen elemente dhe struktura destruktive në vend. Ata e pengojmë procesin demokratik në vend", tha Xhabir Deralla, “Civil”.

Gazetarja Santa Argirova tha se nacionalizmi shkatërron vendin dhe se qëndron një vijë shumë e hollë që ndanë nacionalizmin nga patriotizmi. Ajo shtoi se vendi kishte shumë situata të tilla kur disa ishin patriot e disa tradhtar.

"Referendumi, kush është patriot e kush tradhtarë, a duhet të votohet apo të bojkotohet? Unë kështu them, nëse e humbisni të drejtën për të votuar për diçka pro ose kundër, askush nuk është fajtor por vetëm ju. Askush nesër nuk do të vërej se dikush ka bojkotuar, ndoshta ky është një qëndrim por çfarë qëndrimin kur flasim për të ardhmen në të cilën jeton ti dhe fëmijët e tu", u shpreh Santa Argirova, gazetare.

Anketa e realizuar në kuadër të projektit “Jo Nacionalizëm, Po Patriotizëm” në tërë territorin e vendit dhe në të janë anketuar qytetarë dhe krijues të opinionit publik në vend.

© ZHURNAL 14.09.2018, 15:25 | D.J. | 560 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm