Eruoambasadori Zhbogar dhe ministri Ademi në debat, "Si të informohemi dhe si të jemi të informuar" në Tetovë
maqedonia
Eruoambasadori Zhbogar dhe ministri Ademi në debat, "Si të informohemi dhe si të jemi të informuar" në Tetovë

Eruoambasadori Zhbogar dhe ministri Ademi në debat, "Si të informohemi dhe si të jemi të informuar" në Tetovë

Tetovë 14 shtator - Euroambasadori Samuel Zbogar së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi morën pjesë në debatin e sotëm me titull "Si të informohemi dhe si të jemi të informuar", që u mbajt në Tetovë.

Sipas Zhbogarit, sasia e informacioneve që i marrim çdo ditë përmes telefonit celular dhe mediave sociale është me të vërtetë i madh dhe kjo është sfidë serioze, sidomos me keqpërdorimin e shpeshtë të lajmeve të rreme, dezinformimeve dhe të ngjashme.

"Që të ballafaqohemi me këto dukuri është thelbësore që të kemi më shumë saktësi gjatë informimit, por edhe pasqyrë se sa ne jemi përgjegjës kur ndajmë informacionet madje edhe përmes rrjeteve sociale. Liria e mendimit dhe e shprehjes sjell me vete përgjegjësi, por edhe kufizime që të mos shkelet privatësia, të mos përdoret fyerja dhe të ngjashme. Është demokratike të dëgjohet mendimi i dikujt tjetër dhe të polemizohet dhe debatohet, por vetëm me qëndrimet e deklaruara, por jo edhe me personin. Një pjesë e përpjekjeve të BE-së janë edukimi mediatik dhe mendimi kritik të përfshihen në programet mësimore por nevojitet edhe kyçje e sektorit të OJQ-ve, mediave dhe gazetarëve", deklaroi Zhbogar.

Për ministrin Ademi, të menduarit kritik në moshën më të re kontribuon në ndërtimin e individëve të shëndoshë të cilët pastaj mund të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes në të gjitha sferat e shoqërisë dhe kështu të bëhen aktorë të drejtpërdrejtë për ndryshime për të mirë.

"Prioritet kryesor i Qeverisë, së bashku me mbështetjen e shumë OJQ-ve dhe individëve, mbetet liria e fjalës dhe zhvillimi i të menduarit kritik kundër gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Qëndrimi im është se edukimi dhe mësimdhënësit, përveç në familjet e tyre, mjedisit dhe mediave, mund të kontribuojnë më shumë në zhvillimin e kreativitetet dhe pavarësisë në shprehjen e qëndrimeve të tyre për tejkalimin e gjuhës së urrejtjes. Pikërisht për këtë reformat në sferën e arsimit përmes ndryshimeve në Ligjin për arsimin sipëror përfshijnë rritje të lirive akademike dhe lirisë së shprehjes në universitetet, ndërsa procese të ngjashme kemi edhe në arsimin fillor dhe të mesëm si pjesë e një strategjie të re për këtë fushë, e cila parashikon deri në vitin 2025 këto elemente për standardet bashkëkohore arsimore të përfshihen edhe një pjesë e procesit tonë arsimor në të gjitha nivelet", potencoi Ademi.

Drejtoresha e Institutit të Maqedonisë për media Biljana Petkovska tha se fokusi i një pjese nga hulumtimi të prezantuara në tribunën e sotme është fitimi i informacioneve të para për atë cilat janë shprehitë e përditshme të shfrytëzuesve të rrjeteve sociale.

Sipas Aleksandra Temenugova nga Institutit për studime komunikuese televizioni mbetet formati më i madh, por gjendja te popullata e re janë drastike të ndryshme posaçërisht që mbi 90 për qind prej tyre nëpërmjet hulumtimit të tyre kanë përmendur se pjesën më të madhe nga informacionet e marrin online.

Debati i sotëm në Tetovë është pjesë e tre projekteve kushtuar lirisë së shprehjes, ndërsa financiarisht mbështetet nga Bashkimi Evropian. 

© ZHURNAL 14.09.2018, 15:17 | D.J. | 688 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."