Shkelen rregullat për emetim të reklamave për referendumin, ASHMAA paralajmëron dënime për televizionet
maqedonia
Shkelen rregullat për emetim të reklamave për referendumin, ASHMAA paralajmëron dënime për televizionet

Shkelen rregullat për emetim të reklamave për referendumin, ASHMAA paralajmëron dënime për televizionet

Shkup, 14 shtator - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale (ASHMAA) informon se me monitorimin e paraqitjes mediatike për referendimin, tek disa media ka konstatuar shkelje të rregullave për emetimin reklamave të paguara.

“Nuk respektohet koha e lejuar për emetim të reklamave “pro” referendumit. Reklama të tilla emetohen edhe në programin kur nuk është e lejuar, në raste tjera reklamimi për fushatën e referendumit, nuk është i ndarë nga programet tjera”, thuhet në njoftimin e ASHMAA, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas udhëzimeve për emetim mediatik gjatë referendumit, ASHMAA thekson se reklamet me mesazhe “për” referendum mund të zgjasin më së shumti 4 minuta dhe 30 sekonda në çdo orë.

Gjithashtu e njëjta rregull është edhe për mesazhet “kundër” gjegjësisht “bojkot” të referendumit. Koha e plotë që mund të reklamohen mesazhet për referendumin mund të jetë 9 minuta në çdo orë.

ASHMAA apelon tek të gjitha televizionet që menjëherë të përshtatin emetimin e propagandës së paguar dhe njofton se për gjitha shkeljet që janë bërë do të merren masat adekuate.

© ZHURNAL 14.09.2018, 14:47 | Xh.I. | 615 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm