Derkovski: Përgatitjet për referendumin pa probleme, prej nesër fushatë, "Qëndrimi yt, e drejta jote"
maqedonia
Derkovski: Përgatitjet për referendumin pa probleme, prej nesër fushatë, "Qëndrimi yt, e drejta jote"

Derkovski: Përgatitjet për referendumin pa probleme, prej nesër fushatë, "Qëndrimi yt, e drejta jote"

Shkup, 14 shtator  - Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski sot vlerësoi se organizimi për zbatimin e referendumit më 30 shtator zhvillohet pa probleme dhe se Komisioni u përmbahet afateve të parapara.

"Rreth asaj cilat janë kompetencat e KSHZ-së, ndërsa ato janë organizimi dhe zbatimi i referendumit, mund të them se ne i ndërmarrim të gjitha masat për organizim të mirë, u përmbahemi afateve të cilat i caktuam si Komisioni dhe deri tani nuk kemi asnjë problem në këtë aspekt", tha Derkovski pas seancës së sotme të Komisionit.

Ai vlerëson se nëse anëtarët e Komisionit vazhdojnë të punojnë në këtë mënyrë nuk do të kenë probleme për organizimin dhe zbatimin e referendumit në ditën e votimit.

Derkovski theksoi gjithashtu se kjo përbërje e KSHZ-së në mënyrë drastike i ka zvogëluar shpenzimet për organizimin e procesit votues dhe fushatën.

Në pajtim me Ligjin, KSHZ-ja në bashkëpunim me IDK nesër do të fillojë fushatë publike informative-edukative e cila do të përmbajë më shumë video spote që do të emitohen nëpër media. Fushata do të zhvillohet nën moton "Qëndrimi yt, e drejta jote". 

© ZHURNAL 14.09.2018, 14:37 | D.J. | 865 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."