Saveski: E liruan Pavle Bogoevskin, ndërsa neve na tërheqin nëpër gjykata
maqedonia
Saveski: E liruan Pavle Bogoevskin, ndërsa neve na tërheqin nëpër gjykata

Saveski: E liruan Pavle Bogoevskin, ndërsa neve na tërheqin nëpër gjykata

Shkup, 14 shtator - Aktivisti i partisë “E Majta” Zdravko Saveski, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se për shkak të mungesës së prokurores Snezhana Bundalevska-Gorigievska, sot në Gjykatën Penale në Shkup sërish është anuluar seanca gjyqësore kundër tij dhe Vlladimir Kunoskit.

Ata së bashku me Mariglen Demiri janë të akuzuar për demolimin e zyrës së presidentit Gjorge Ivanov, gjatë protestave të “Revolucionit Laraman”.

Saveski shkruan se gati dy vite janë duke u tërhequr nëpër gjykata, pa arsye.

“Sot përsëri e anuluan seancën. Gati dy vite po na tërheqin për asgjë nëpër gjykata. LSDM-ja do të sillte prokurori të pavarur? Hajde. Prokurorja duke mos pasur argumente dhe prova, me qëllim shtyn procesin pasi ka marrë urdhër të tillë partiak. E liruan Pavlen dhe heshtën. Neve që na tërheqin nëpër gjykata – nuk është e rëndësishme”, ka shkruar mes tjerash Saveski.

Përndryshe, Prokuroria e Shkupit vazhdimisht anulon seancat për të akuzuarit gjatë “Revolucionit Laraman” për arsye të ndryshme. Ndërsa seanca për Mariglen Demiri që e udhëheq gjykatësja Sllavica Andreevska, është caktuar për më 28 shtator.

© ZHURNAL 14.09.2018, 14:27 | D.J. | 1,091 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut